The Guardian: Ka pak gjasa për një takim Osmani-Vuçiq sot, s’janë telefonuar për këtë

Aktuale

The Guardian: Ka pak gjasa për një takim Osmani-Vuçiq sot, s’janë telefonuar për këtë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 15:55
Aleksander Vuçiq dhe Vjosa Osmani

Ka pak gjasa që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ta takojë sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Granada të Spanjës, ku po qëndrojnë të dy për samitin e Komunitetit Politik Europian.

The Guardian shkruan se “ka pak gjasa për një takim të liderëve kosovar dhe serb” dhe se gazeta britanike ka mësuar se “nuk ka pasur asnjë telefonatë për t’i ftuar liderët në takim”.

Megjithatë, Guardian s’e përjashton tërësisht mundësinë, pasi shkruan se mund të ketë “një samit vonë pasdite”, si në rastin e fundit në Moldavi.

Kujtojmë se, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë në Granada të Spanjës takim me preisdentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Osmani ka thënë se s’ka arsye për të mbajtur një takim me presidentin serb, duke thënë se fillimisht duhet të vëndosen sanksione ndaj Serbisë e Vuçiqit dhe më pas mund të flitet për gjërat e tjera.

„S’ka arsye për t’u takuar pa u miratuar sanksione ndaj Vucicit. Sanksionet fillimisht, pataj flasim për të tjerat“, ka thënë presientja Osmani. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat