Kosova e humb arbitrazhin me ‘Contur Global’, detyrohet t’ia paguajë mbi 20 milionë euro

Aktuale

Kosova e humb arbitrazhin me ‘Contur Global’, detyrohet t’ia paguajë mbi 20 milionë euro

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:00
KEK

Kosova ka humbur betejën me kompaninë “Contour Global” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Lajmi se kjo betejë ka shkuar në Arbitrazh e pati bërë të ditur Ministria e Ekonomisë dhe Financave, në vitin 2020. Kosova kishte lidhur kontratë me kompaninë amerikane për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, mirëpo u tërhoq nga projekti pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti duke kërkuar 20 milionë euro dëmshpërblim.

Rrjedhimisht, ky vendim i Arbitrazhit e detyron Republikën e Kosovës t’ia paguajë 20 milionë eurot e kërkuara dëmshpërblim kompanisë në fjalë. Kështu ka konfirmuar Zyra për Komunikim e Ministrisë së Drejtësisë.

“Avokatura Shtetërore e ka pranuar vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, (ICC). Vendimi i Arbitrazhit e obligon Republikën e Kosovës që t`ia paguaj Countur Global-it shumën prej 20,053,125.63 euro”, ka thënë Ministria e Drejtësisë.

Mirëpo, nga kjo Ministri po ashtu kanë treguar se do ta sfidojnë vendimin në gjykatën civile të Mbretërisë së Bashkuar.

“Avokatura Shtetërore dhe përfaqësuesi ligjor i kontraktuar e kanë analizuar vendimin final të arbitrazhit dhe i njëjti do të sfidohet në gjykatën civile në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në përgjigje.

Në fund të vitit 2017 kur në pushtet ishte Ramush Haradinaj, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar marrëveshje me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e një termocentrali 450 megavatësh, e njohur si “Kosova e Re”.

Mbi dy vite pas, pas ardhjes në pushtet të pushtet të Qeverisë Kurti, kompania amerikane u tërhoq nga projekti i cili synonte të zgjidhte njërin ndër problemet më të mëdha, energjinë.

‘Contour Global’ më 17 mars 2020 kishte thënë që do të tërhiqet nga ky projekt, me arsyetimin se si rezultat i situatës politike në Kosovë, projekti i tyre e ka të pamundur të arrijë afatet para datës së kërkuar të përfundimit të projektit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat