Osmani shtrëngon duart me Zelenskyn: Qëndresë, stoicizëm dhe shpresë!

Aktuale

Osmani shtrëngon duart me Zelenskyn: Qëndresë, stoicizëm dhe shpresë!

Nga: M.L. Më: 6 tetor 2023 Në ora: 11:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Granada të Spanjës.

Osmani gjatë këtij samiti ka takuar liderë nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët i ka njoftuar për agresionin që ushtroi Serbia më 24 shtator në veri të Kosovës.

Sot presidentja ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke shtrënguar duart me presidentin ukrainas, Vulodimir Zelensky.

Qëndresë, stoicizëm dhe shpresë!”, shkruan Osmani në përfshkrimin e fotografisë me Zelenskyn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat