Abdixhiku njofton pozita të reja drejtueste në LDK

Aktuale

Abdixhiku njofton pozita të reja drejtueste në LDK

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 12:15
LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar lidhur me zgjedhjen e kryetarëve të degëve të LDK-së në disa qytete.

Abdixhiku njofton se në Kuvendin X Zgjedhor të Degës III – Dega e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova delegatët kanë zgjedh për kryetar Alban Zogaj.

Kryetarët e degëve janë zgjedhur edhe në Prizren, Ferizaj, Shtime, Kamenicë.

Pas një mobilizimi si rrallëherë më parë, pas një pjesëmarrje impresive nëpër çdo lagje, mbrëmë, në Prishtinë, mbajtëm Kuvendin X Zgjedhor të Degës III – Dega e Presidentit Rugova. Të njëqind e një delegatët e këtij Kuvendi zgjodhën Dr. Alban Zogaj për kryetar me mandat katër vjeçar.

Kryetarin e deritanishëm z. Hazir Borovci e falënderova për udhëheqjen 8 vjeçare të degës.

Kalimi i përgjegjësive tek ekipi i ri bëhet pas përmbylljes me plot sukses të udhëheqjes e fitores në kryeqytet.

Gjatë kësaj jave zhvilluam Kuvende Zgjedhore edhe në 5 degë të tjera:

Besian Mustafa u zgjodh në Degën IV;

Visar Azemi në Ferizaj;

Driton Selmanaj në Prizren;

Kastriot Shabani në Shtime;

Jeton E. Biqkaj në Kamenicë.

Zgjedhjet në LDK janë festë. Po i afrohemi ngadalë fundit të procesit zgjedhor, me rreth 35 mijë pjesëmarrës. Si rrallëherë më parë, ky proces përveç se manifestim i demokracisë, u shndërrua edhe në mobilizim të anëtarësisë e qytetarisë aktive.

Jemi krenar. Jemi të lumtur. Jemi me plot bindje për rrugën përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat