Haradinaj mbështet protestën kundër sulmeve në veri, që organizohet nga studentët shqiptarë në Evropë

Aktuale

Haradinaj mbështet protestën kundër sulmeve në veri, që organizohet nga studentët shqiptarë në Evropë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 19:43
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dalë në përkrahje të protestës së organizatave të studentëve në Evropë, kundër sulmit terrorist në veri të Kosovës.

“Në mbështetje të protestës së organizatave të studentëve shqiptarë në Evropë, e planifikuar të mbahet nesër në Bruksel, kundër sulmeve terroriste në veri të vendit”, ka thënë Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se angazhimi i rinisë shqiptare dhe i tërë diasporës dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun.

“Angazhimi i të rinjve shqiptarë por edhe i tërë diasporës sonë në promovimin e një të ardhme paqësore dhe prosperuese për të gjithë, dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun”, ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat