Presidenca kroate shpalos detaje: Çka e pret Osmanin në vizitën e saj zyrtare në Kroaci

Aktuale

Presidenca kroate shpalos detaje: Çka e pret Osmanin në vizitën e saj zyrtare në Kroaci

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 21:49
Vjosa Osmani- Zoran Milanoviç

Presidenca kroate ka shpalosur detaje lidhur me vizitën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Kroaci dhe takimet që do t’i zhvillojë atje me përfaqësues kroatë.

Osmani ka shkuar në këtë vizitë dyditore me ftesë të homologut të saj, Zoran Milanoviç, dhe do të shoqërohet edhe nga Zotëria i Parë, Prindon Sadriu. Përveç Zagrebit, Presidentja Osmani pritet ta vizitojë edhe Karllovacin dhe Rijekën, njoftoi Presidenca kroate.

Qëndrimin e saj, Osmani do ta fillojë me takim me Milanoviç në Presidencë, për të vazhduar edhe me kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit.

“Gjatë qëndrimit të saj në Kroaci, ndër të tjera është planifikuar takimi i saj me pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në Kroaci”, thuhet në komunikatë.

Vetë Presidentja Osmani është shprehur e lumtur që po e nis këtë vizitë.

“E lumtur që filloj vizitën time zyrtare në Republikën e Kroacisë, një nga aleatët më të vendosur të vendit tonë”, ka shkruar shkurt shefja e shtetit.

Tutje janë bërë të ditur edhe temat e diskutimit.

“Presidenti Milanoviq dhe presidentja Osmani Sadriu do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, situatën politike dhe të sigurisë në Evropën Juglindore, ngjarjet aktuale në veri të Kosovës dhe perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe vendeve të tjera të Evropës Juglindore”.

Kujtojmë se Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë mbështetjen për dhënien e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Presidenti Milanoviç tashmë u ka bërë thirrje publikisht anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë. Dhe në fjalimin e tij të fundit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, presidenti Milanoviç theksoi se Kroacia mbron njohjen universale të Republikës së Kosovës dhe të drejtën e saj për të ekzistuar si anëtare e barabartë e bashkësisë së kombeve”, thekson njoftimi i Presidencës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat