Të tre krerët e shtetit në vizita zyrtare, Kosova pa “zot shtëpie”

Aktuale

Të tre krerët e shtetit në vizita zyrtare, Kosova pa “zot shtëpie”

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 00:08
Tre krerët e Kosovës

Kosova, aktualisht është “e vetmuar” nga prezenca e tre krerëve kryesor të vendit.

Mëqenëse, 24 shtatori shënon sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku dhe disa të tjerë të plagosur.

Dhe në përpjekje për të rritur prezencën dhe sigurinë në veri të Kosovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë Kombëtare (KFOR), gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka njoftuar se KFOR-i planifikon të shtojë trupat e tij në këtë zonë.

Trupat shtesë do të vijnë nga vende të tjera anëtare të KFOR-it, duke përfshirë Britaninë dhe Rumaninë.

“KFOR ka rritur prezencën në veri dhe në vazhdojmë do të ketë edhe me shumë shtim trupash. Britania po shton trupa dhe trupat do të shtohen edhe nga vendet e tjera, përfshirë Rumaninë”, ka thënë ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e 9 tetorit ka filluar vizitë zyrtare në Kroaci, me ftesë të homologut të saj kroat, Zoran Milanović.

Fokusi i diskutimeve mes dy presidentëve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Në agjendë të vizitës së presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenković, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković”, njofton Presidenca.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, presidentja Osmani do të ketë vizitë edhe në Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.

Kurti udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën e tetë tetorit, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se atje Kurti do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste, e cila mbahet në Liverpool.

“Përgjatë punimeve të kësaj konference, krahas fjalimeve, ai do zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të kësaj partie si dhe përfaqësues të partive simotra nga shtete të ndryshme, që do të marrin pjesë në konferencë”, thuhet në njoftim.

Konferenca vjetore e Partisë Laburiste ka filluar këtë të diel në qytetin e Liverpoolit dhe pritet të zgjasë deri të mërkurën e 11 tetorit.

Poashtu, edhe Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka udhëtuar gjatë nëntë tetorit drejt Gjermanisë.

Kryetari Konjufca bashkë me kabinetin e tij, ka udhëtuar në Gjermani për vizitë zyrtare.

Takim me Presidenten e Bundestagut – Barbal Bas

Takim me Michael Roth – Kryesues i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestag.

Takim me Manuel Sarrazin i dërguar i posaqëm i Qeverisë Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor.

Takim me Dr. Anton Hofreiter – Kryesues i Komisionit për Bashkimin Evropian.

Takim me Dr. Marie-Agnes Strack-Zimmermann, Kryesuese e Komisionit per Politikë të Mbrojtjes

Takim me Martin Schulz, President i FES dhe ish-Kryetar i Parlamentit Evropian

Takim me Peter Beyer – deputet i CDU-së dhe përgjegjës për Ballkanin Perendimor në CDU.” ka shkruar Kërqeli.

E që i bie se Kosova, aktualisht është “pa zot shtëpie” në këtë situatë pas sulmit terrorist të ndodhur me 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit.

Të tre krerët e vendit janë duke zhvilluar vizita zyrtare në Evropë, por duke e lënë Kosovën të vetme e që sipas Ligjit për Protokoll të shtetit, vizitat e krerëve duhet të bashkërendohen.

Image
Ligji për Protokollin e Shtetit

Ligji për Protokollin e Shtetit, konkretisht neni 19 e parasheh një situatë të tillë. Aty thuhet, se tre krerët e shtetit nuk duhet të jenë në të njejtën kohë jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat