Çka dëshmoi sot në Hagë ish gazetari i “Tanjugut”/ Mbrojtja e Veselit dhe Selimit nuk e shfrytëzuan të drejtën për të pyetur

Aktuale

Çka dëshmoi sot në Hagë ish gazetari i “Tanjugut”/ Mbrojtja e Veselit dhe Selimit nuk e shfrytëzuan të drejtën për të pyetur

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 07:06 Përditësuar në ora: 16:13 më 10.10.2023
Radosheviq

Mbrojtja e Veselit dhe Selimit nuk e shfrytëzuan të drejtën për të pyetur dëshmitarin Radosheviq

Pas përfundimit të pyetjeve të avokatit mbrojtës, të ish- presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe drejtuar dëshmitarit Nebojsha Radosheviq, të drejtën për t’i shtruar pyetje këtij dëshmitari nuk e kanë shfrytëzuar mbrojtja e Kadri Veselit dhe e Rexhep Selimit.

Në anën tjetër, avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, e ka pyetur dëshmitarin Radosheviq, kur ka dëgjuar për klientin e tij dhe a e ka takuar ndonjëherë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me pyetjet e tij, dëshmitari ka thënë se nuk është takuar asnjëherë me Jakup Krasniqin dhe për të ka dëgjuar nga mediet.

Pyetje shtesë për dëshmitarin Radosheviq kanë pasur Prokuroria dhe avokati i Thaçit, Kehoe.

Prokuroria edhe një herë është interesuar për rrugën që kanë kaluar dy të ndaluarit nga UÇK, nga momenti i ndalimit deri te transferimi në Shalë dhe për trajtimin që ua kanë bërë gjatë rrugës.

Ndërsa, avokati Kehoe e pyeti dëshmitarin edhe një herë sot se a ka pasur njohuri për veprimtaritë kriminale të ish-kolegut të tij nga Tanjugu, Vladimir Dobriciq, para se të vinte për të dëshmuar, pasi sipas avokatit Kehoe dëshmitari e ka dërguar te Zyra e Prokurorit të Specializuar një foto-ekran të një emisioni ku thuhej se mbrojtja e Thaçit ka gjetur material që dëshmon se Dobriciq ka qenë i inkriminuar në krime në luftën e Bosnjës dhe Kroacisë.

Dëshmitari Radosheviq edhe këtë herë e mohoi se ka pasur njohuri me të kaluarën e ish-kolegut Dobriciq.

Pyetje për dëshmitarin kanë pasur edhe gjyqtarët e trupit gjykues, Guénawl Mettraux dhe Christoph Barthe.

Ata e pyetën dëshmitarin lidhur me disa përgjigje të dhëna gjatë dëshmisë së tij lidhur me ndalimin e tij, vendet ku ka qëndruar gjatë ndalimit, personat që e kanë ndaluar dhe për trajtimin e tij në përgjithësi gjatë ndalimit.

Dëshmia e dëshmitarit të Prokurorisë, Nebojsha Radosheviq në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka përfunduar me pyetjet shtesë të avokatit Kehoe për dëshmitarin, i cili edhe një herë e pyeti atë se a kanë pasur shenja identifikuese që janë gazetarë në veturë, në momentin e ndalimit nga UÇK-ja, ku edhe mori përgjigjen që nuk kanë pasur shenja identifikuese që janë gazetarë.

Kjo seancë punimet do t’i vazhdojë në sesionin e pasdites.

Dëshmitari Radosheviq thotë se UÇK-ja keqtrajtoi dy policë

 Ish-reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq thotë se në vendin ku ai po mbahej Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), kishte rrahur edhe dy policë.

Mbrojtësi i Thaçit, avokati Gregory Kehoe, e pyeti dëshmitarin nëse është e vërtetë se kishte parë nga dritarja një polic, i cili ishte keqtrajtuar nga UÇK-ja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Radosheviq tha se u futën në një bordrum dhe pas gjysmë ore i kanë keqtrajtuar dhe se tek dritarja e vogël kanë parë disa prejtyre dhe kanë parë këmbët e të riut që ishte me uniformë.

“Po atë thash, pas gjysmë ore pash këmbët e tij me uniformën blu të Policisë, po e rrihnin dhe po e pyesnin se pse nuk fliste në shqip, e rrahën për disa minuta edhe e sollën në dhomën ngjitur me tonën. E rrahën edhe një polic për disa orë me radhë dhe i dëgjuam britmat”, tha dëshmitari Radosheviq.

Ish-reporteri i Tanjugut thotë se për Hashim Thaçin ka dëgjuar pas lirimit të tij nga UÇK-ja

Ish-reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq, tha se për ish-Presidentin Hashim Thaçi, ka dëgjuar pas lirimit të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Dhe për këtë ai tha se ishte njoftuar nga Policia.

“Për Thaçin mbase për herë të parë kam dëgjuar kur policia në mënyrë publike tha se Thaçi ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, kur Policia lëshoi arrest për të. Kam dëgjuar më vonë, pasi jam liruar”, tha Radosheviq.

Po ashtu, dëshmitari e pranoi se në asnjë deklaratë të tij të mëhershme të dhënë për hetuesi, nuk e ka përmendur që kushëriri i tij, gjenerali Dushan Samargjiq e ka njoftuar për një përgjim që i është  bërë gjatë luftës në  Kosovë, të një bisede të telefonike në mes të Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit.

 

Radosheviq thotë se s’ushtroi padi për ato që pretendon se i ndodhën nga UÇK-ja, me arsyetimin se ‘shteti ishte në luftë me UÇK-në’

 Ish-reporteri i Tanjugut, dëshmitari i Nebojsha Radosheviq tha se nuk ka ushtruar padi për ato të cilat pretendon se i kanë ndodhur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), me arsyetimin se “shteti ishte në luftë me UÇK-në”.

Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes rreth asaj nëse ka ushtruar padi për ato të cilat pretendonte se i kanë ndodhur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, Radosheviq tha se lidhur me atë së çfarë i kishte ndodhur nuk e kishte përmendur zyrtarisht deri në vitin 2011 apo 2012 përveç në një intervistë në vitin 1998, për të cilën thotë se nuk është e sigurt nëse është regjistruar.

Më herët ish-reporteri i Tanjugut, dëshmitari Nebojsha Radosheviq, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, tha se nuk kanë ditur se Adem Demaçi lëshonte autorizime për mediat, kur dëshironin të vizitonin zonat e kontrolluara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Ish-reporteri i Tanjugut thotë që s’e kanë ditur se Adem Demaçi lëshonte autorizime për mediat kur dëshironin të vizitonin zonat e UÇK-së

Ish-reporteri i Tanjugut thotë që s’e kanë ditur se Adem Demaçi lëshonte autorizime për mediat kur dëshironin të vizitonin zonat e UÇK-së

Ish-reporteri i Tanjugut, dëshmitari Nebojsha Radosheviq, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, tha se nuk kanë ditur se Adem Demaçi lëshonte autorizime për mediat, kur dëshironin të vizitonin zonat e kontrolluara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjen e avokatit të Thaçit, Gregory Kehoe se pse nuk kanë kërkuar autorizim nga Adem Demaçi për të vizituar atë zonë ku janë ndaluar, e që kontrollohej nga UÇK-ja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, dëshmitari u ballafaqua me deklaratat e tij kundërthënëse të dhëna në hetuesi dhe dje gjatë dëshmisë, lidhur me atë se sa metra kanë lëvizur dhe nuk janë ndalur pas urdhrit të parë të UÇK-së për t’u ndalur.

Vazhdon seanca e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Ka filluar seanca në rastin gjyqësor `Thaçit dhe të tjerëve`.

Dje ka filluar dëshminë dëshmitari i 28-të i ZPS-së, dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Nebojsha Radosheviq, i cili ka qenë gazetar i agjencisë serbe të lajmeve ''Tanjug'' gjatë periudhës përkatëse.

Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, Radosheviq ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998 së bashku me fotografin e tij Vlladimir Dobriçiq.

-----

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe dje ka filluar dëshminë dëshmitari i 28-të i ZPS-së, dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Nebojsha Radosheviq, i cili ka qenë gazetar i agjencisë serbe të lajmeve ''Tanjug'' gjatë periudhës përkatëse.

Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, Radosheviq ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998 së bashku me fotografin e tij Vlladimir Dobriçiq.

Dëshmitari Nebojsha Radosheviq ka pranuar që në vitin 2019 kur ka dhënë intervistë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), i pranishëm ishte edhe një prokuror serb.

Seanca pritet të vazhdojë sot me pyetjet e avokatëve mbrojtës, drejtuar dëshmitarit Nebojsha Radosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat