Dibran Hoxha: Nënshtrimi i opozitës ndaj Kurtit nuk është i rastësishëm

Aktuale

Dibran Hoxha: Nënshtrimi i opozitës ndaj Kurtit nuk është i rastësishëm

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 21:15
Analisti, Dibran Hoxha

Analisti, Dibran Hoxha ka deklaruar se nënshtrimi i opozitës nuk është i rastësishëm dhe se në Kosovë duhet të lind një opozitë tjetër.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohet lidhur me “shuarjen” e opozitës apo thënë ndryshe opozitën që po i bëhet qeverisë Kurti.

Po ashtu, sipas tij, për një demokraci të shëndoshë ne si shoqëri duhet synuar në forcimin e opozitës.

“Pushteti i vërtet i Vetëvendosjes qëndron në një qarje të diskursit dhe pëlqimit të një lloj gjuhe edhe te opozita apo nënshtrimit përmes asaj gjuhe. Nënshtrimi i opozitës nuk është i rastësishëm“, ka thënë Hoxha.

Tutje ai ka theksuar se është “shumë i interesuar që në Kosovë me pas një opozitë të mirëfilltë dhe nëse kjo nuk mundet me permbushë këtë lloj termi, atherë duhet të lind një opozitë tjetër, pasi që balanci i demokracisë është opozita. Për një demokraci të shëndosh, për një shoqëri të shëndosh ne duhet me synu për ta forcuar opozitën”.

“Vetëvendosja ka guxuar më ça diskursin edhe kur të gjitha gjasat i ka pasur kundër edhe kur mbështetjen nuk e ka pasur. Të paktën kanë qenë këmbngulës në ato ide dhe parime që i kanë besuar në atë kohë. Çarja e diskursit edhe qoftë përmes dhunës dhe radikalizmave ka triumfuar dikur sepse kanë qenë këmbngulës. Këta mund të zgjedhin metoda të tjera dhe mjete të tjera por këta nuk po kanë platformë që të ofrojnë dhe e dyta nuk po kanë guxim për me ça diskursin duke mbajt përgjegjës për veprimet që po supozojë unë ata besojnë se zoti Kurti që kanë qenë gabim dhe që kanë sjellë Banskjën nësë e marim si rezultatin më final të qeverisjes Kurti edhe nëse fundi e kuptimëson fillimin”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat