Shefi i zyrës së BE-së takon Teodosijen, i thotë se Kisha mund të luajë rol në pajtim

Aktuale

Shefi i zyrës së BE-së takon Teodosijen, i thotë se Kisha mund të luajë rol në pajtim

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 12:00
Shefi i BE-së, Tomas Szunyog, ka takuar klerikun serb Teodosije

Shefi i BE-së, Tomas Szunyog, ka takuar klerikun serb Teodosije me të cilin tha se ka folur për çështje “që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë”.

Ambasadori Szunyog tha se Kisha serbe mund të luajë rol në pajtim në Kosovë.

“Shkëmbyen mendime me peshkopin Teodosije për çështje që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.

Theksova rolin e rëndësishëm që ata mund të luajnë, së bashku me komunitetet e tjera fetare, në procesin e pajtimit të Kosovës dhe në nxitjen e harmonisë ndër komunitete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat