Asnjë i arrestuar nga bastisjet në tri lokacione në veri

Aktuale

Asnjë i arrestuar nga bastisjet në tri lokacione në veri

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 13:29 Përditësuar në ora: 14:38 më 11.10.2023
Arkiv

Asnjë i arrestuar nga bastisjet në tri lokacione në veri

Bastisje në tri lokacione në veri të vendit janë duke u kryer nga Policia e Kosovës, e të cilat lidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se të njëjtat “po kryhen në Mitrovicë të veriut dhe Zveçan”.

“Po kryhen bastisje në tri lokacione, s’ka të arrestuar dhe nuk e di ende se çka është konfiskuar”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, një grup i armatosur të dielën e 24 shtatorit, ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin policor, Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat