Pajaziti: Ngjarjet në veri shpërfaqin qëllimin e Serbisë ndaj Kosovës

Aktuale

Pajaziti: Ngjarjet në veri shpërfaqin qëllimin e Serbisë ndaj Kosovës

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Zenun ctha se ngjarja në veri të vendit ishte një agresion nga një grup kriminal serb, veprim përmes të cilit është shpërfaqur gjithë atë që shteti serb e ka në plan ndaj Kosovës, se Beogradi zyrtar,pavarësisht që përpiqej të distancohej nga ky akt, është krejtësisht i lidhur me ta.

“Pra është shpërfaq se pala serbe nuk është e gatshme të gjejë zgjidhje paqësore për çështjen”, deklaroi Pajaziti, ish-ministër i Brendshëm i Kosovës, në “Info Plus”, në RTK.

Pajaziti për rrjedhën e  ngjarjeve politike në vend tha se pala serbe vazhdimisht ka pasur një qasje të njëjtë ndaj dialogut, derisa nga pala kosovare, shtoi ai, ka pasur një moskoordinim me palën ndërkombëtare, kur, siç tha ai, si rrjedhojë e këtij procesi kemi pasur edhe masa të njëanshme nga BE e SHBA-ja.

Ndërkaq në rrethana në të cilat gjendet Kosova nëse duhet të vazhdohet apo jo me dialogun, Pajaziti tha se PDK, si parti opozitare, nuk ka gjetur një zgjidhje tjetër përpos dialogut, teksa, vuri në dukje ai, jemi përjashtuar në tërësi nga ky proces nga pushteti aktual.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që opozita të jetë e përjashtuar nga ky proces, të mos ketë një koordinim ndërmjet aktorëve për t’u përballur me këtë proces”, deklaroi Pajaziti, teksa shtoi se PDK është shfaqur e gatshme të jetë për krah qeverisë për t’u përballur me këtë proces, ndërsa theksoi se qeveria nga ana e saj ka abuzuar me gatishmërinë e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat