Demhasaj thotë se fuqitë e mëdha me gjasë po i japin më shumë fuqi Turqisë në Ballkan

Aktuale

Demhasaj thotë se fuqitë e mëdha me gjasë po i japin më shumë fuqi Turqisë në Ballkan

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:59
Arton Demhasaj

Analisti Arton Demhasaj, cilësoi se marrja e komandës nga Turqia të forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO në Kosovë, tregon se shtetit turk po ofrohet një fuqi më e madhe në Ballkan.

Madje Demhasaj tha se për këtë mund të ketë pajtueshmëri brenda NATO-s, që ushtrisë turke t’i jipen më shumë kompetenca sesa vendeve të tjera.

“Njëherë shtim të forcave turke dhe tash erdh edhe komanda. Me gjasë po i jipet njëfarë fuqie më e madhe shtetit të Turqisë në Ballkan, për shkak se i njeh rrethanat më mirë. Të gjitha këto në njëfarë mënyre, ndoshta ka një pajtueshmëri brenda NATO-s që ne nuk e dimë qe t’i jepet më shumë kompetenca shtetit të Turqisë, ushtrisë turke sesa vendeve të caktuara”, tha Demhasaj.

Por që sipas tij, është “gabim i madh” që në ndërrimin e komandës nuk kanë qenë prezentë presidentja Osmani, kryeministri Kurti e kryeparlamentari Konjufca.

“Më së shumti komandant që ka pasë KFOR-i  në Kosovë kanë qenë Italian dhe tash gradualisht kjo kaloj te komanda turke. Nëse ne vazhdimisht themi që është i rëndësishëm KFOR-i për sigurinë në vend, ka shtim të trupave të KFOR-it në Kosovë, ka ndrrim të komandës dhe ne nuk e kemi prezent as presidenten, as kryeministrin, e as kryetarin e Parlamentit në atë ceremoni, për mendimin tim është gabim i madh”, shtoi Demhasaj.

Ai ka thënë se kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ruaj KFOR-i.

Ndryshe, në kampin “Film City” në Prishtinë më 10 shtator është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it mes Angelo Michele Ristuccia dhe  Özkan Ulutaş.

Ulutaş është komandanti i 28- të i KFOR-it dhe i parti nga Turqia.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës morrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, krerë fetarë e figura tjera të larta shtetërore.

Teksa mandati i komandatit të ri turk të KFOR-it do të jetë një-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat