Ja si NATO dhe amerikanët po përgatitin terrenin për të shkatërruar çdo skenar të Serbisë në veri, Kosova në qendër të planit të madh

Aktuale

Ja si NATO dhe amerikanët po përgatitin terrenin për të shkatërruar çdo skenar të Serbisë në veri, Kosova në qendër të planit të madh

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Situata në Ukrainë dhe tensionet që kanë përfshirë të dyja vendet së fundmi pas sulmit terrorist në veri kanë ngjallur frikën për konflikt ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më shumë se dy dekada pasi NATO-ja bombardoi Serbinë për t’i dhënë fund shtypjes së shumicës shqiptare të Kosovës.

Por për SHBA dhe NATO nëse Kosova preket nga Serbia apo Rusia, do të ketë ndërhyrje të menjëhershme ushtarake. Këtë gjë e tregojnë lëvizja e fundit të Perëndimit, të cilat kanë shuar planet serbo-ruse për skenarë destabilizues, siç ishte dhe sulmi terrorist serb në veri.

NATO pritet të diskutojnë sot për situatën në Kosovë pas sulmit nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur efektivi i policisë, Afrim Bunjaku. Sipas njoftimit të NATO-s, ministrat e Mbrojtjes të shteteve anëtare do të takohen sot në Bruksel.

Përveç Kosovës, NATO-ja do të diskutojë edhe për Ukrainën, zhvillimet në Lindjen e Mesme pas konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit dhe dëmtimin e gazsjellësit në Finlandë. Diskutime do të ketë edhe për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes së NATO-s në veri të Kosovës, që erdhi pas sulmit në veri të vendit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi ditën e djeshme se është e rëndësishme shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. Pra çdo skenar që presidenti serb Aleksandër Vuçiç me në prapavijë Vladimir Putinin merr fund, pasi NATO do të përfshihet nëse shpërthen ndonjë konflikt i armatosur dhe do të nisë bombardimin e Beogradit.

Lëvizja e SHBA

Përveç ndërhyrjes së NATO, Shtetet e Bashkuara ia kanë dhuruar dje Policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës shtatë dronë, të cilët do t’i shërbejnë kësaj force për misione vëzhguese dhe taktike, sipas ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Gjatë një ceremoni të nënshkrimit të donacionit në Prishtinë, Hovenier tha se ndihma më e fundit e SHBA-së për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë “pasqyron përkushtimin afatgjatë të tyre për zhvillimin e Policisë së Kosovës”.

“Kjo është dëshmi shtesë e besimit të SHBA-së ndaj Kosovës për kryerjen e misioneve të pavarura në luftë kundër narkotikëve dhe zbatim të ligjit”, tha Hovenier.

Donacioni amerikan për Policinë e Kosovës vjen rreth tri javë pasi ajo u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Duke e parë shkallën e aktiviteteve kriminale të grupeve të organizuara në rajon, këto mjete fluturuese pa pilotë do të jenë një burim jetik i organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë për të luftuar veprimtarit kriminale në tokë dhe në ajër”, shtoi Hovenier.

Policia e Kosovës përdori dronë për ta xhiruar dhe identifikuar organizatorin e sulmit në Banjskë, Millan Radoiçiç, i cili më vonë e mori përgjegjësinë për sulmin.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se Policia do të mundohet t’i përdorë dronët e dhuruar nga SHBA-ja në mënyrën më të mirë të mundshme për të forcuar siguri sa më të madhe për qytetarët e gjithë Kosovës.

“Donacioni do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të policisë për të menaxhuar situata në terren, përfshirë në monitorimin e kufijve të Kosovës dhe në operacione të tjera të hetimit që Policia e Kosovës do t’i kryejë në të ardhmen”, tha Hoxha.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

Më 3 tetor, Radoiçiç, ish-kryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, u arrestua në Serbi, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat