Canaj thotë se në situaten aktuale politike s’priten rezultate nga Procesi i Berlinit

Aktuale

Canaj thotë se në situaten aktuale politike s’priten rezultate nga Procesi i Berlinit

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 21:44
Blerim Canaj

Ish-diplomati kosovar në Gjermani, Blerim Canaj, thotë se Kosova duhet të marrë pjesë në Procesin e Berlinit në Tiranë, pasi që nuk mund të konsiderohet si shtet që bllokon iniciativa.

Canaj, Procesin e Berlinit e konsideron si një paradhomë për në Bashkimin Evropian.

Procesi i Berlinit është paradhome për në Bashkimin Evropian dhe ne nuk guxojmë dhe nuk mundemi që ta lëshojmë këtë rast për shkak se nuk mund të qëndrojmë si bllokues të të gjitha iniciativave. Si duket edhe në kësi raste më shumë luhet roli se kush është bajraktari dhe më shumë vrapohet pas flamurit të bajraktarizmit sesa me të vërtetë të merremi me çështjen. Por, edhe neve kjo nuk është diçka e re”, tha ai.

Ish-diplomati në Gjermani është shprehur skeptik se mund të ketë rezultate nga Procesi i Berlinit.

“Në qoftë se e shohim edhe situatën politike shto këtu edhe raportet mes dy kryeministrave tanë nuk pres kush e di çka nga Procesi i Berlinit. Jam shumë i sigurt që nuk do të lejohet nga Bashkimi Evropian që të mbyllet dhe të thuhet si te ‘Ballkani i Hapur’. Në momentin që ka filluar ‘Ballkani i Hapur’… po qe se ndalet Procesi i Berlinit unë jam shumë i sigurt që pastaj do të vazhdohet me ‘Ballkanin e Hapur’ dhe do të mund të merrej sikur ‘Ballkani i Hapur’ e gollditi Procesin e Berlinit, sepse këto iniciativa faktikisht janë të domosdoshme”, shtoi Canaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat