Musliu-Shoshi: Kot e keni, kështjellën e demokracisë e mbrojmë të gjithë ne që nuk jemi si ju!

Aktuale

Musliu-Shoshi: Kot e keni, kështjellën e demokracisë e mbrojmë të gjithë ne që nuk jemi si ju!

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 22:07
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka bëre një reagim në rrjetin e saj social “facebook” ku ka kritikuar pozitën në lidhje me zhvillimet e sotme gjatë seancës në kuvend.

Musliu-Shoshi ka thënë se qeveria po tenton që institucionet t’i shndërroj në armë politike e të rishkruajnë rregullat e politikës për të qenë të favorizuar ata vetë, në fushën e lojës kundër kundërshtarëve.

Postimi i plotë:

Kemi arsye për t’u alarmuar!

Kjo qeveri po tenton që institucionet t’i shndërroj në armë politike e rishkruajnë rregullat e politikës për të qenë të favorizuar ata vetë, në fushën e lojës kundër kundërshtarëve!

Kot e keni, kështjellën e demokracisë e mbrojmë të gjithë ne që nuk jemi si Ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat