Demhasaj: Pas demaskimit të Serbisë, ky është momentumi i Kosovës për kthim në dialog

Aktuale

Demhasaj: Pas demaskimit të Serbisë, ky është momentumi i Kosovës për kthim në dialog

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 22:18
Analisti, Arton Demhasaj

Analisti, Arton Demhasaj, ka vlerësuar se ky është momentumi për kthim të Kosovës në dialog, pas demaskimit që i është bërë Serbisë me kryerjen e sulmin terrorist më 24 shtator në veri të Kosovës nga grupi i ardhur nga Serbia.

Demhasaj, ka thënë se kthimi në dialog duhet të bëhet edhe për shkak të situatës së sigurisë,duke ju referuar edhe një deklarate të ambasadorin amerikan në Kosovë.

“Nëse kemi ardhur në qetë pikë që është damasku Serbia, edhe atë se çfarë tha ambasadori amerikan me situatën e sigurisë, siç e ka treguar edhe në një rast se ka informacione më shumë se institucionet e Kosovës dhe ne po analizojmë se situata politike për Kosovën është me favorshme për shkak se Serbia është demaskuar… atëherë ky koka momentumi më i përshtatshme për neve, me u kthy në dialog dhe po duam me fillu me zbatu marrëveshjen”, ka thënë Demhasaj.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është një nga mënyrat për të rritur sigurinë e Kosovës, të cilën e cilësoi të brishtë pas ngjarjeve të 24 shtatorit

Krerët e shtetit të Kosovës pas sulmit terrorist më 24 shtator në veri të vendit nga grupi armatosur serb, kanë thënë se kthimi në dialog pa vënien e sanksioneve ndaj Serbisë nuk ka kuptim.

Shteti i Kosovës ka kërkuar hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat