Deklarohet senatorja amerikane Shaheen pas takimit me Vjosa Osmanin, kërkon llogari për sulmin terrorist në Banjskë

Aktuale

Deklarohet senatorja amerikane Shaheen pas takimit me Vjosa Osmanin, kërkon llogari për sulmin terrorist në Banjskë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 07:40 Përditësuar në ora: 11:03 më 13.10.2023
Vjosa Osmani dhe Jeanne Shaheen

Kurti, senatorëve: Dialogu me Serbinë s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast kanë treguar se gjatë takimit është diskutuar për agresionin e 24 shtatorit të Serbisë në Bansjkë të Zveçanit.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Senatorja amerikane Shaheen: Përgjegjësit për ngjarjen e 24 shtatorit të japin llogari

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast kanë treguar se kanë diskutuar rreth agresionit të 24 shtatorit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit.

Në fjalën e saj, senatorja Jeanne Shaheen, ka thënë se përgjegjësit për ngjarjen e 24 shtatorit duhet të japin llogari dhe se shpreson që Serbia do të bashkëpunojë në këtë drejtim.

Osmani, senatorëve amerikanë për sulmin: Serbia të jap përgjegjësi, terroristët t’i dorëzohen Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka njoftuar dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch për sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Osmani ka kërkuar që të rriten garancitë për sigurinë e Kosovës dhe të mbrohet kufiri me Serbinë.  Sipas saj, Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për të parandaluar veprime të ngjashme me atë të 24 shtatorit në Banjskë.

“Çdo vizitë e zyrtarëve të lartë amerikanë është një dritare e re e bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve tona. Edhe vizita sot e dy senatorëve është mundësi tjetër. Dua të i’u falënderojmë për mbështetjen ndaj vendit tonë. Takimi ynë u përqendruan në zhvillimet e fundit në Kosovë. Në veçanti në aktin terrorist të organizuar e sponsorizuar nga Serbia. Senatorët i informova për rrjedhjen e ngjarjeve për faktet dhe për hapat që po merren. Por edhe për sfidat ndaj këtij agresioni”.

“Qëllimet dashakeqe të Serbisë kanë për qëllim të destabizojnë tërë Ballkanin. Kosova ka treguar seriozitet, në Serbia jo vetëm që nuk distancohen por ka vendas që atyre t’u jap  mbështetje. Mënyra më mirë është që Serbia të mbahet përgjegjëse e që terroristët t’i dorëzohen Kosovës. Republika e Kosvws është përkushtuat të punojë me aleatët amerikan dhe të gjithë të tjerët. Ne do të kërkojmë drejtësi për rreshterin Afrim Bujnakun dhe aktin e agresionit të Serbisë”.

Senatorët amerikanë arrijnë në Presidencë, nisin takimin me Presidenten Osmani

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, kanë arritur në Presidencë, ku janë pritur nga Presidentja Vjosa Osmani.

Media ndodhet atje prej ku ka dërguar pamje ku shihet Osmani me dy senatorët. Takimi mes tyre është paraparë të fillojë në orën 09:15.

Në takim po merr pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Image

Përveç me Osmanin, senatorët do të zhvillojnë takim edhe me Kryeministrin Albin Kurti.

Zyra e Kurtit njofton se pas takimit do të ketë deklarim për media.

Senatorja Shaheen pak më parë u deklarua në platformën “X” se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.

Senatorë amerikanë takohen me Kurtin e Osmanin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Takimi do të mbahet sot në orën 10:00.

Zyra e Kurtit njofton se pas takimit do të ketë deklarim për media.

Senatorët do ta nisin takimin fillimisht me presidenten Osmani, në orën 09:15 në kabinetin e saj, për të vazhduar në takim me kryeministrin Kurti.

Senatorja Shaheen pak më parë u deklarua në platformën “X” se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat