Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Bajrami: Dështimet e Qeverisë nuk mund t’i mveshën opozitës

Aktuale

Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Bajrami: Dështimet e Qeverisë nuk mund t’i mveshën opozitës

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 11:59
Hykmete Bajrami

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami ka thënë se  nuk është aspak mirë,  që nuk po votohen marrëveshjet ndërkombëtare. Por këtu  sipas saj përgjegjësia është e pozitës, e qeverisë të cilët me forcë mundohën t’i marrin votat e atyre që i quajnë “hajna”.

“Dështimet e Qeverisë aktuale nuk janë dështime të opozitës. Nuk është aspak mirë që nuk po votohen marrëveshjet ndërkombëtare, por këtu përgjegjësia është e pozitës, e qeverisë të cilët me forcë mundohën t’i marrin votat e atyre që i quajnë “hajna””, ka shkruar bajrami në Facebook.

Postimi i plotë i Bajramit:

Nga 177.9 milionë euro kredi ndërkombëtare të ratifikuara ndër vite, kjo Qeveri nuk ka arritur të shpenzoj asnjë euro deri në fund të vitit 2022, konstaton Zyra Kombëtare e Auditimit

Dështimet e Qeverisë aktuale nuk janë dështime të opozitës.

Nuk është aspak mirë që nuk po votohen marrëveshjet ndërkombëtare, por këtu përgjegjësia është e pozitës, e qeverisë të cilët me forcë mundohën t’i marrin votat e atyre që i quajnë “hajna”.

Ky vend ka pasë Qeveri më herët me vetëm 61 vota në Kuvend dhe ka arritur t’i kaloj marrëveshje ndërkombëtare, por jo duke ju dhënë epitete deputetëve, por duke kërkuar bashkpunimin e tyre për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

Megjithatë dështimet e kësaj Qeverie nuk mund t’i mveshën opozitës, sepse janë me mijëra projekte që burim të financimit e kanë buxhetin e Kosovës e të cilat kanë ngelë vetëm në letër, e për të cilat problem nuk është buxheti, por problemi është te ministrat e Kurtit të cilët jetojnë me dëlirin e like-ve të gjeneruar nga bots-at në Telaviv.

Sa ju perket marrëveshjeve ndërkombëtare dhe mosvotimit të tyre, duhet shtruar një pyetje:

Çka po ndodhë me kreditë/marrëveshjet e ratifikuara ndër vite?

Ja çka po ndodhë:

Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin Vjetor Financiar për vitin 2022, në faqe 22 thotë: Janë 7 projekte/kredi në vlerë totale prej 177,900,000€ të ratifikuara përgjatë viteve 2017 deri 2022, nuk janë tërhequr fare mjetet financiare.

Kreditë e ratifikuara të cilat nuk kishin disbursim të mjeteve deri në fund të 2022:

1. Projekti Trajtimi i ujërave të zeza në Prishtinë në vlerë 66,000,000€, kreditori NATIXIS, zbatuese e projektit është Ministria e Ekonomisë, viti i ratifikimit të marrëveshjes është 2017 (me afat realizimi dhjetor 2026);

2. Projekti i Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan në vlerë 11,000,000€, kreditori BEI, zbatuese e projektit është ME/komuna e Gjilanit/KRU Hidromorava, viti i ratifikimit të marrëveshjes është 2020 (me afat realizimi mars 2026);

3. Projekti për Masat e Energjisë Efiçiente në komunat: Prishtinë, Gjakovë dhe Gjilan, kreditori KFW, zbatues të projektit janë komunat përkatëse, në vlerë 2,500,000€, viti i ratifikimit të marrëveshjes është 2016 (me afat realizimi 30 maj 2021);

4. Projekti Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID -19 për NVM-të, kreditori BEI, zbatues I projektit është MFPT/FKKG, në vlerë prej 40,000,000€, viti i ratifikimit të marrëveshjes 2021 (me afat të realizimit në janar 2024);

5. Projekti i Impianti i Ujërave të Zeza në Mitrovicë, kreditori BEI, zbatues i projektit është komuna e Mitrovicës, në vlerë prej 19,800,000€, viti i ratifikimit të marrëveshjes 2021 (me afat të realizimit në dhjetor 2026);

6. Projekti i Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Mitrovicë, kreditori BERZH, zbatues i projektit është komuna e Mitrovicës, në vlerë prej 13,500,000€, viti i ratifikimit të marrëveshjes 2021 (me afat të realizimit në dhjetor 2026); dhe

7. Projekti Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit, kreditori ANZH zbatues i projektit është MMPHI, në vlerë prej 25,100,000€, viti i ratifikimit të marrëveshjes 2022 (me afat të realizimit në nëntor 2025).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat