Pronari i “Apetit” po hetohet edhe për shmangie tatimi, prokuroria paralajmëron kërkesë për paraburgim

Aktuale

Pronari i “Apetit” po hetohet edhe për shmangie tatimi, prokuroria paralajmëron kërkesë për paraburgim

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Pronari i lokalit “Apetit” në Malishevë ku u helmuan 125 persona është ndaluar nga policia.

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, kanë konfirmuar se ndaj tij do të parashtrohet kërkesa për paraburgim.

Ai dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe vënia ne qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimor”. Përpos kësaj theksohet se hetime janë duke u zhvilluar edhe për veprën “Shmangie tatimi”.

Personat e helmuar janë në gjendje stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat