Fillon Java Ndërkombëtare e Personave të Verbër, premtohet punësimi i tyre

Aktuale

Fillon Java Ndërkombëtare e Personave të Verbër, premtohet punësimi i tyre

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 13:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, kanë organizuar të dielën konferencë me rastin e shënimit të “Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë”.

15 Tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon përpjekjet e qytetarëve të verbër për përmirësimin e standardëve të jetesës dhe të drejtave të tyre.

Çdo vit për të ndërgjegjësuar shoqërinë dhe institucionet përgjegjëse, zhvillohen në 15 Tetor aktivitete të ndryshme, një nga të cilat është dhe Marshimi sensibilizuar i personave të verbër me simbolin e shkopit të bardhë duke manifestuar për më shumë integrim në shoqëri dhe shanse të barabarta.

Me këtë rast Shoqata e të verbërve ka ndarë mirënjohje për kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Arsimit Arbërie Nagavci, për kontributin e dhënë për personat e verbër.

Habit Hajredini, drejtor i zyrës për qeverisje të mirë, tha se institucionet në vend janë duke punuar për mirëqenën e personave të verbër, por sipas tij, duhet që të punojnë më shumë për ta.

Sipas tij, Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka sintezë vokale në gjuhën shqipe.

 “Lidhur më aktivitetin e sotëm, dua të ndërlidhëm me punët dhe aktivitet  të qeverise me nivel qendror, dhe lokal që punojnë në të mirën e qytetareve tonë të verbër ku edhe ne vitin 2022 ka qene viti i personave më aftësi të kufizuar, në nuk duhet të jemi të kënaqur së duhet të bëjmë edhe më shumë punë. Falë angazhimit qeveritar por edhe organizatave që kanë shtyrë këto procese sepse ne kemi përkrahës të shumtë edhe jashtë qeverisë. Puna e përbashkët sjellë progresin, në këto ditë munde të shohim atë progresin e sintezës vokale, jemi i vetmi vend në Ballkan por edhe në Evrope që nuk kemi sintezë vokale në gjuhën vendore”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së të verbërve të Kosovës, Daut Tishuki tha se në të gjithë botën këto javë të verbëritë janë organizuar duke kërkuar të drejtat e tyre dhe se në Kosovë aktivitetet për të shënuar këtë javë nuk do të ndalen.

Shkopi i bardhë shërbente për personat e verbër për dy qëllime, të identifikohen si person i verbër, të i identifikojë sfidat qe I paraqitën personit të verbër në kuadër të lëvizjes. Të gjithë të verbëritë e botës iu kanë përmbajte kësaj jave, janë organizuar dhe kanë kërkuar të drejtat, edhe gjatë javës aktivitet nuk do të pushojnë.”

Halil Kurmehaj, Këshilltare i zv.Kryeminsitrit, tha se për herë të parë në Kosovë me ligjin e ri ju është mundësuar që personave me aftësi të kufizuar të punësohen.

Ai tha se deri në fund të muajit maj në sektorin publik do të punësohen edhe katër persona me aftësi të kufizuar.

“Për herë të parë në Kosovë, më ligjin që sapo ka hyrë në fuqi është punësimi i personave më aftësi të kufizuar, jemi edhe duke finalizuar edhe një akt të brendshëm për proceduarat e rekrutimit për personat më aftësi të kufizuar është për herë të parë që po ndodhë në Kosovë. Dhe e fundit është edhe çështja e punësimit ku jemi duke bere përpjekje qe deri ne muajin mars përkatësisht muajin maj të vitit që vije të kemi të punësuar 4 persona më aftësi të kufizuar në sektorin publik, ku shpresojmë që një numër i tyre do të jetë edhe i komunitetit të verbërve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat