Plenkoviq: Në kuadër të Samitit në Tiranë do të diskutohet edhe për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës

Aktuale

Plenkoviq: Në kuadër të Samitit në Tiranë do të diskutohet edhe për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:36
Andrej Plenkoviq

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha sot se në margjinat e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë do të diskutohet për situatën globale dhe sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, si dhe për situatën në Kosovë, për të cilën ai pret të diskutohet drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, Ana Bërnabiq dhe Albin Kurti.

Ai theksoi se gjatë drekës do të diskutohet për marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajon.

“Kosova dhe Serbia sigurisht që do të jenë një nga temat. Këtu do të jenë edhe liderët e tyre, kështu që do të dëgjojmë drejtpërdrejt nga ata se si është situata. Me sa kuptoj unë, skenari është që gjatë drekës së punës të diskutohet për marrëdhëniet e mira fqinjësore, dhe kjo duhet të jetë gjëja kryesore”, u tha Plenkoviq gazetarëve.

Sipas fjalëve të tij, konfliktet e luftës në botë do të jenë tema që do të prekin sot liderët e rajonit dhe të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat