Profesori universitar zbulon qëllimet diktatoriale të Ramës në Samitin e Tiranës

Aktuale

Profesori universitar zbulon qëllimet diktatoriale të Ramës në Samitin e Tiranës

Nga: H.O. Më: 16 tetor 2023 Në ora: 19:28
Pamja nga Samiti i Tiranes

Profesori universitar Enver Bytyqi në një postim të tij në Facebook ka komentuar Samitin e sotëm të mbajtur në Tiranë. AI ka folur edhe për fjalimin e ish kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

Profesor Bytyqi shkruan se samiti është mbajtur në përvjetorin e lindjes së diktatorit Enver Hoxha, në piramidën e tij dhe u shfaq me metodat e diktaturës, para përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian.

Postimi i plotë:

Dje kam shkruar një status kushtuar 79 vjetorit të lindjes së Prof. Dr. Sali Berisha! Ju e keni lexuar! Sot kryeministri i mi konfirmoi fije për pe të gjitha ato që unë shkrova dje. Shfaqi një dokumentar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimeve euro-atlantike. Europianër dhe ballkanikët e mbledhur në piramidën e diktatorit e panë atë dokumentar.

Por dokumentari ia kalon edhe filmave të realizmit socialist. Janë fshirë nga kujtesa momentet kyçe të historisë sonë dhe përkatësisht:

- Marrja e ftesës dhe pranimi i Shqipërisë në NATO!

- Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit!

- Liberalizimi i vizave! etj.

Samiti u bë ditën e 115 vjetorit të lindjes së diktatorit Hoxha e në piramidën e tij. E njëkohësisht u shfaq edhe me metodat e diktaturës! Madje në sy e në prani të përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat