Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 07:16
Ish-krerë e UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dje (më 16 tetor), ka vazhduar dëshminë dëshmitari 30-të. Pasdite dëshmitari i 30-të është marrë në pyetje nga mbrojtja e Selimit, avokati, Geoffrey Roberts i cili edhe kishte diskutuar për klasifikimin e një dokumenti i cili mbante nënshkrimin e dëshmitarit.

Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe, as ditën e djeshme nuk ka dëshmuar dëshmitari i 29-të në edhe pse ishte caktuar që dëshmia e tij të dëgjohej këtë ditë.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat