Lushaku-Sadriu: Për fjalën e pambajtur të Kurtit, po ndëshkohen qytetarët e Kosovës

Aktuale

Lushaku-Sadriu: Për fjalën e pambajtur të Kurtit, po ndëshkohen qytetarët e Kosovës

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:21
Jehona Lushaku -Sadriu

Pas lajmit për kërcënim me pezullim të vizave nga ana e presidentit të Francës, Emmanuel Macron ka reaguar kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së Jehona Lushaku -Sadriu.

Ajo ka thënë se  për fjalën e pambajtur të kryeministrit Kurti, po ndëshkohen qytetarët e Kosovës.

“Sot, paskemi marrë edhe faturën e kushtëzimit të liberalizimit nga Franca. Dhuratë kjo, për sjelljet e kryeministrit tonë krenar që diplomacinë e sheh përmes orbitës së retorikës boshe.  Keshtu, kur politikanët nuk mbajnë fjalën e dhënë në marrëdhënie ndërkombëtare, vendimet u kthehen në dëm qytetarëve, duke i lënë ata të përballen me barrën e pasojave”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Postimi i plotë i Lushaku-Sadriut:

Për fjalën e pambajtur të kryeministrit Kurti, po ndëshkohen qytetarët e Kosovës.  

Tash e tri vite për të gjitha fjalët e pambajtura për politikat e brendshme dhe premtimet e parealizuara dëmin e kanë bartur qytetarët- (edhe) votuesit që besuan në fjalë boshe të një njeriu pa vizion.

Sot, paskemi marrë edhe faturën e kushtëzimit të liberalizimit nga Franca. Dhuratë kjo, për sjelljet e kryeministrit tonë krenar që diplomacinë e sheh përmes orbitës së retorikës boshe.

Keshtu, kur politikanët nuk mbajnë fjalën e dhënë në marrëdhënie ndërkombëtare, vendimet u kthehen në dëm qytetarëve, duke i lënë ata të përballen me barrën e pasojave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat