“Qetësohuni, mos i anuloni biletat”, Maliqi reagon pas njoftimit të Macron për pezullimin e vizave: Do të përballet me rezistencë

Aktuale

“Qetësohuni, mos i anuloni biletat”, Maliqi reagon pas njoftimit të Macron për pezullimin e vizave: Do të përballet me rezistencë

Nga: A.M. Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:56
Politologu Agon Maliqi

Politologu Agon Maliqi ka kërkuar qetësim pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron për pezullimin e liberalizimit të vizave.

Ai në një postim në Facebook u bëri thirrje qytetarëve që të mos i anulojnë biletat, pasi Franca e vetme nuk e ka fuqinë që ta përmbysë një vendim dhe ligj të BE-së.

“Së pari, Franca nuk e ka fuqinë për ta përmbysur një vendim dhe ligj të BE-së e vetme. Mund të provojë ta nisë një rishikim të vendimit, por do të përballet me rezistencë. Së dyti, Macron e di këtë fakt dhe deklarata e tij e shprehur mjaft paqartë duket thjesht e lëshuar për të shprehur frustrim me faktin se francezët ndihen të prerë në besë, sepse e kanë marrë vendimin paraprak për vizat me disa garanci të dhëna prej Kosovës”, shkroi ndër të tjera Maliqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Qetësohuni. Edhe mos i anuloni biletat. 🙂

Së pari, Franca nuk e ka fuqinë për ta përmbysur një vendim dhe ligj të BE-së e vetme. Mund të provojë ta nisë një rishikim të vendimit, por do të përballet me rezistencë. Së dyti, Macron e di këtë fakt dhe deklarata e tij e shprehur mjaft paqartë duket thjesht e lëshuar për të shprehur frustrim me faktin se francezët ndihen të prerë në besë, sepse e kanë marrë vendimin paraprak për vizat me disa garanci të dhëna prej Kosovës. Dhe ndoshta edhe për të bërë presion që marrëveshja të zbatohet, si dhe për të treguar se Franca prej tash e tutje do të jetë penguese në çdo hap integrues të Kosovës në BE, Këshill të Evropës dhe NATO, nëse Kosova nuk ndryshon qasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat