Ahmetaj: Macron po përdor çështjen e vizave si shantazh ndaj lidershipit në Kosovë

Aktuale

Ahmetaj: Macron po përdor çështjen e vizave si shantazh ndaj lidershipit në Kosovë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 18:42
Mimoza Ahmetaj

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga Tirana ka kërcënuar Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen “po që se nuk mbahet fjala e dhënë”.

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, deklaroi që kjo nuk është hera e parë që Macron po e përdor çështjen e liberalizimit të vizave, si shantazh ndaj lidershipit në Kosovë.

“Nuk është hera e parë që presidenti Macron e përdor çështjen e vizave si shantazh ndaj lidershipit në Kosovë. Më tepër se sa lajm, ky është një alarm për të treguar situatën se ku gjendet Kosova, për më saktë ku gjendet politika e Kosovës. Macron është duke u munduar të shfrytëzojë gjithçka që ka në mundësinë e tij për ta alarmuar lidershipin kosovar, që ta tejkalojnë krizën në Kosovë dhe të gjejnë një zgjidhje përfundimtare në raport me Serbinë. Pra, më tepër është kërcënim për Kosovën, se sa në të vërtetë do të bëhet pezullimi i liberalizimit të vizave”, potencoi Ahmetaj.

Macroni ka thënë se pret nga Kosova e Serbia, që t’i riorganizojnë zgjedhjet në veri e të ketë pjesëmarrje të plotë të serbëve në to, dhe më pas të njihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Njëherit, ka thënë se pret përgjegjësi edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat