Haradinaj takon ambasadorin e ri austriak, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Aktuale

Haradinaj takon ambasadorin e ri austriak, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 12:28
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takimin ambasadorin e Austrisë në Kosovës, Georg Schnetzer.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Prita në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer. Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Schnetzer biseduam për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe gjithashtu vumë theksin tek marrëdhëniet historike ndërmjet dy popujve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin Schnetzer për ndihmën e vazhdueshme që Austria e ka dhënë për Kosovën.

Ambasadorin Schnetzer, e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rrugën tonë drejt integrimeve euro-atlantike”, ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat