Disa blloqe jashtë funksionit, KESCO po importon mbi gjysmë milioni euro rrymë në ditë

Aktuale

Disa blloqe jashtë funksionit, KESCO po importon mbi gjysmë milioni euro rrymë në ditë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 16:42
KEK

Dërgimi i disa blloqeve në remont nga ana e KEK ka ndikuar në reduktimi I prodhimit vendor të energjisë elektrike.

Rënia e bllokut A4 nga funksioni dhe ulja e temperaturave ka shtuar kërkesën për import të energjisë elektrike.

Kjo e ka mobilizuar kompaninë KESCO-në për të importuar energji elektrike më shumë.

KESCO ka treguar se në ditët e fundit janë duke importuar mbi gjysmë milioni ero rrymë në ditë.

“Reduktimi I prodhimit vendor dhe rritja e konsumit, ka ndikuar edhe në rritjen e importit, ku vetëm për nesër në ora 19:00 është planifkuar të blihen mbi 370 MË, dhe çmimi në bursë rezulton të jetë 171 EUR\MWh. Aktualisht po importojmë gjysmë milioni euro në ditë!”, është thënë në përgjigjen e KESCO-së.

Kompani ka treguar se çka ka ndikuar në rritjen e importit.

Sipas kësaj kompanie, për ditën e nesërme parashihet që konsumi mesatar ditorë të arrijë mbi 14 MWh

“Me rënien e temperaturave dy ditëve të fundit, reduktimit të prodhimit të energjisë elektrike kanë ndikuar në rritje të kërkesës për konsumi. Për ditën e nesërme parashihet që konsumi mesatar ditorë të arrijë mbi 14 e 200 MWh, kurse piku më I lartë I arritur do të jetë 760 MË, për dallim nga ditët e mëparshme”, ka bërë me dije KESCO

Tri blloqe jashtëë funksionit

Në rritjen e kërkesës për import të energjisë elektrike ka ndikuar ulja e prodhimit vendor.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka treguar për remontin e blloqeve që është duke e bërë kompania publike.

Ai ka thënë se para disa ditë për shkak të problemeve teknike ka rënë nga funksioni blloku A4.

Sipas tij, ky bllok pritet që sonte të kthehet në punë.

“Në tri raste ndalet njësia. Në rastet e planifikuara, ndalesa mund të zgjasë dy ose tri ditë. Në raste kur bëhet remonti i rregullt vjetor ndalesa zgjatë afërisht një muaj. Në rastet kur bëhen remontet kapitale, ndalesa zgjatë tre muaj. Tani, B1 e kemi në remont të rregullt vjetor dhe remont kapital, A3 është në remont të rregullt vjetor dhe A5 është në punë. A4 për shkak të këtyre defekteve teknike që i ka pasur është ndalur para 3-4 dite dhe sot pritet të kthehet në punë”, ka thënë Bucolli.

Ai ka bërë me dije se remonti bëhet zakonisht para futjes në stinën e dimrit.

“Tani kemi një intensitet më të shtuar për shkak të parapërgatitjeve për sezonin e dimrit. Qet fazën e fundit, deri ka fundi i nëntorit, ne duhet me i kry që me e shtu sigurinë. sepse ne kemi blloqet e vjetra, pra me e shtu për prodhimin. Njeri është kryer e tjetri kryhet deri në fund të muajit, pra njësia B1”, ka thënë Bucolli.

KEK-u dhe dërgimi i blloqeve në remont jo rrallë ka qenë temë e debateve të nxehta në Kosovës.

Menaxhmenti i kësaj kompanie dhe Qeveria e Kosovës shpesh janë akuzuar nga opozita për keq menaxhim me sektorin e energjisë.

KEK-u është akuzuar se ka bërë tregti për blerje të energjisë me kompani që nuk kane qenë të licencuara në Kosovë. Për këtë ka marrë edhe dënime Zyra e Rregullatorit të Energjisë.q

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat