Pacolli: Radoiçiqin e kam takuar në Qeverinë e Kosovës me ish-kryeministrin

Aktuale

Pacolli: Radoiçiqin e kam takuar në Qeverinë e Kosovës me ish-kryeministrin

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 17:56
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka thënë se fotoja e cila qarkullon në rrjete sociale ku shihet ai në prezencë me Milan Radoiçiqin ka qenë e rastësishme.

Ai tha se Radoiçiq kishte ardhur dhe kishte ndenjur dy apo tre minuta me të por pa e njohur se kush është.

“Nuk kam asnjë bindje, nuk e kam njohur, rastësisht ka ardhë në një moment ku kam biseduar me ish-deputetët e Kosovës, me ish-kryetarin e Mitrovicës. Ka ardhë ai më ka përshëndet, 2 apo tre minuta kam qëndruar dhe kam shkuar. Nuk e kam ditë kush është ai. Rastësisht më 2019 kam dëgjuar për të. U paraqit një foto e imja, pastaj edhe një fotomontazh kinse është edhe Vuçiqi”, tha ai.

Tutje Pacolli tha se Radoiçiqin e ka takuar në hapësirat e Qeverisë së Kosovës së bashku me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

“Radoiçiqin e kam taku në hapësirat e Qeverisë së Kosovës, me ish-kryeministrin, ka ardhë në zyre të kryeministrit. Kam qenë edhe unë aty, edhe dikush tjetër, kemi biseduar”.

“Radoiçiqin e kam njohur kur ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, si i tillë as kryeministri Haradinaj nuk ka pasur arsye mos ta takoj atë, as unë nuk kam pasur arsye mos të jem aty”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat