Osmani flet para KS të OKB-së për dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës

Aktuale

Osmani flet para KS të OKB-së për dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 10:38
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shteteve të shumta anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesve të shoqërisë civile e medieve për dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Osmani në fjalimin e saj e ka falënderuar Shqipërinë për nismën, si dhe për ftesën që të flas në emër të Republikës së Kosovës.

Kështu duke i dhënë kështu zë mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

“Mirënjohëse edhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar si bashkë-organizatorë të kësaj seance”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat