Musliu: “Albin Kurti është thjeshtë një produkt i porositur në “AliExpress” që porosit diçka tjetër dhe të vjen krejt diçka tjetër”

Aktuale

Musliu: “Albin Kurti është thjeshtë një produkt i porositur në “AliExpress” që porosit diçka tjetër dhe të vjen krejt diçka tjetër”

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 11:24
Ganimete Musliu- Albin Kurti

Deputetja e PDK-së në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partia ku ajo bën pjesë, i bërë sot thirrje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të “t’i japë lirinë deputetëve të VV-së për të votuar Rezolutën në mbështetje për Policinë”.

Deputetja Musliu ka thënë se Kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, ndërsa tani po bën krejt diçka tjetër, derisa e ka krahasur me produktet në “AliExpress”.

Në fund deputetja e ka quajtur edhe dështak Kryeministrin e Kosovës.

“Albin Kurti kudo që të jesh, të bëj thirrje, jepju lirinë deputetëve të partisë tënde për të vendosur dhe votuar parimisht. Mos harro se ke ardhur me premtime të mëdha në pushtet ndërsa veprimet e tua si qeveritar, në krahasim me premtimet e fushatës po e dëshmojnë çdo ditë se ti je thjeshtë një produkt i porositur në “AliExpress”, që porosit diçka tjetër dhe të vjen diçka tjetër, ke premtu diçka tjetër, vepron diçka tjetër. Me kuptimin e plotë të fjalës, Albin Kurti je një dështak”, tha Musliu.

Seanca e jashtëzakonshme, e cila pikë të vetme të rendit të ditës ka “Shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”, u bojkotua nga partia në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat