Eurodeputeti i “Fidesz”: Nuk e votuam rezolutën, mendojmë se është kundërproduktive

Aktuale

Eurodeputeti i “Fidesz”: Nuk e votuam rezolutën, mendojmë se është kundërproduktive

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:58
Andor Deli

Eurodeputeti i Fidesz, Andor Deli tha se partia nuk ka votuar për “Rezolutën e Parlamentit Evropian për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë”, sepse ai beson se rezoluta të tilla janë kundërproduktive dhe nuk shërbejnë për të de-përshkallëzuar situatën apo përshpejtuar negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës.

Pas votimit, ai tha se rezoluta të tilla nuk shërbejnë për të forcuar besimin tashmë të lëkundur të qytetarëve serbë në objektivitetin e institucioneve evropiane.

“Për këtë, delegacioni i Fidesz-it votoi kundër kësaj rezolute, sepse ne nuk pajtohemi me këtë qëndrim të Parlamentit Evropian”, ka theksuar ai për Tanjug.

Më herët gjatë ditës së sotme, deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar me shumicë votash “Rezolutën e Parlamentit Evropian për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë”.

Ai dokument nuk është ligjërisht i detyrueshëm dhe rekomandimet e tij kërkojnë konsensus midis shteteve anëtare të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat