Rezoluta e PE-së për Serbinë, Maloku: Nuk është se po kanë efektin e dëshirueshëm

Aktuale

Rezoluta e PE-së për Serbinë, Maloku: Nuk është se po kanë efektin e dëshirueshëm

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 18:39
Albinot Maloku

Parlamenti Evropian sot e ka votuar rezolutën lidhur me agresionin serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Rezoluta përmban 28 pika në të cilat flitet për zhvillimet e fundit politike dhe procesin e dialogut. PE-ja e dënon në formë të fuqishme këtë agresion.

Analisti politik, Albinot Maloku, i ftuar si mysafir në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se rezolutat e PE-së nuk e kanë efektin e dëshirueshëm.

“Parlamenti Evropian ka pasur në vazhdimësi një traditë të prodhimit të rezolutave që faktikisht pesha e tyre ka qenë në situata më shumë politike dhe në një formë ose tjetër orientuese për akterët për të cilët është bërë fjalë në kuptimin e krijimit të politikave të tyre, mirëpo nuk është se kanë pasur peshën e cila ishte pritur ta kishin”, ka thënë Maloku.

“Edhe në rastin aktual ku kemi gërshetim të disa rezolutave në një rezolutë me 27 nene duket që më shumë ka karakter të vazhdimit të traditës së PE-së në prodhimin e rezolutave të cilat nuk është se po kanë efektin e vetë të dëshirueshëm sidomos në situata në të cilën ndodhet Kosova”, ka shtuar ai.

Maloku  ka potencuar se disa herë Parlamenti Evropian kur ka prodhuar rezoluta ka përdorur edhe togfjalëshin “përfundim të dialogut ose marrëveshje në qendër”, por sipas tij, nuk është se ka pasur aso rrugëtimi se çfarë është përshkruar në ato rezoluta të PE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat