“Qeta kriminelët e veriut i kanë shku në shpi dhe i kanë thënë ta kallim kerrin”/ Gorani përplaset me këshilltaren e Presidentes

Aktuale

“Qeta kriminelët e veriut i kanë shku në shpi dhe i kanë thënë ta kallim kerrin”/ Gorani përplaset me këshilltaren e Presidentes

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:08
Dukagjin Gorani dhe Donika Kadaj-Bujupi

Në Pressingtë T7 po diskutohet për situatën në veri të Kosovës e dialogut me Serbinë në përgjithësi.

Gjatë diskutimit, pati edhe debat në mes Donika Kadaj-Bujupit, këshiltares së presidentes të Kosovës, Vjosa Osmanit dhe gazetarit, Dukagjin Gorani.

Gorani fillimisht foli për diskursin e Qeverisë që e përdor ‘termin’ kompetencë joekzekutive. Gorani tha se kompetenca është vetëm ekzekutive.

Më pas ai e pyeti këshiltaren e presidentes nëse ndonjë plan për integrimin e serbëve të Kosovës

“A keni ndonjë plan për integrimin e një pjesë të shoqërisë që nuk dëshiron me jetu me ne”, pyeti Gorani.

E Kadaj-Bujupi iu përgjigj duke thënë se serbët që duan të integrohen po kërcënohen në veri nga bandat kriminale.

”Unë i kam thirr dy familje që kanë vullnet me punu me u integru dhe në ditën që e kanë marrë thirrjen prej institucioneve për një takim më të thjesht, mbrëme iu kanë shku këta kriminlët e terroristët në shpi dhe iu kanë thënë ka më të kall kerri”, ka thënë ajo.

”Kjo shqoëri në veri problemin parësor e ka me ata që po vijnë nga Serbia dhe po i mbajnë peng”, ka vazhduar Kadaj-Bujupi.

Më pas asaj iu kundërpërgjigj me ironi Gorani, duke thënë se “problemi qenka i thjesht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat