Befason asambleisti i VV-së, thotë se policët e angazhuar në veri u paguan 2 deri 3 mijë euro

Aktuale

Befason asambleisti i VV-së, thotë se policët e angazhuar në veri u paguan 2 deri 3 mijë euro

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 00:40
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi ka deklaruar se një polic i Kosovës i cili ka qenë i angazhuar në veri në periudhën e fundit është paguar 2 mijë deri në 3 mijë euro, kjo sipas tij për shkak të orarit të zgjatur.

Azemi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se policisë mbase nuk ja kanë plotësuar 100% kërkesën për paga, por sipas tij më e rëndësishme është që atyre i është rikthyer dinjiteti.

Ai ndër të tjera ka thënë se secili polic është simbol i mbrojtjes së Republikës.

Postimi i fundit:

Policisë mbase s'ja kemi plotësu 100% kërkesën për pagë. E kjo do zgjidhet padyshim.

Por ma e rëndësishmja është se atyre i'u është rikthy dijniteti. Ata sot gëzojnë më shumë se kurrë respektin e qytetarëve.

Pse? Sepse më nuk keqpërdorën për të arrestu kundërshtar politik e qytetar.

Sepse më nuk transferohen, nënqmohen e degradohen kur e dënojnë familjarin apo mikun apo vet pushtetarin siç ka ndodh në të kaluaren e afërt.

Sot secili polic është simbol i mbrojtjës së Republikës. P.S sa për info shumica që ka qenë të angazhuar në veri në periudhën e fundit paguhen mbi 2000 e në raste deri në 3000 euro kjo sidomos për shkak të orarit të zgjatur.

Dhe padyshim kushtet për ta do rregullohen edhe më tej!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat