​Ushtarakët nga Kosova, Shqipëria e Jordania trajnohen për Kërkim Shpëtim Malor

Aktuale

​Ushtarakët nga Kosova, Shqipëria e Jordania trajnohen për Kërkim Shpëtim Malor

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 14:29
​Ushtarakë

Me qëllim të ngritjes së nivelit të njohurive dhe profesionalizimit në fushën e Kërkim Shpëtimit Malor, në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) të FSK-së, në Kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin, sot u mbajt ceremonia përmbyllëse e trajnimit “Kërkim Shpëtimit në Male”, ku morën pjesë ushtarakë nga Kosova, Shqipëria dhe Jordania.

Për gjatë këtyre tri javëve të trajnimit, u trajtuan tema të ndryshme: hapja dhe siguria e rrugës deri te viktimat, ndihma e parë mjekësore, evakuimi i viktimave, ku pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre nga intervenimet dhe eksperiencat reale.

Me këtë rast, zëvendës ministri i Mbrojtjes Shkëlzen Syla, komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri dhe drejtori i QNTKSH-së, John Doone kanë folur mbi rëndësinë e trajnimit të përbashkët me shtetet mike të Kosovës, duke theksuar që qëllimi i trajnimeve të tilla të përbashkëta është që të jemi sa më të ndërveprueshëm në rast të intervenimeve reale kudo që kërkohet.

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH) është duke realizuar trajnime bazike dhe të specializuara për strukturat vendore dhe ndërkombëtare, duke mundësuar kështu përgatitjen e kuadrove profesionale për t`u përballur me sfidat e kërkim shpëtimit kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat