Abdixhiku e quan çmenduri ndërprerjen e punimeve: Rruga e Re dhe Rruga A nuk ndalen

Aktuale

Abdixhiku e quan çmenduri ndërprerjen e punimeve: Rruga e Re dhe Rruga A nuk ndalen

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 19:59
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Komerciale për të ndaluar punimet në “Rrugën A”, duke e quajtur ‘çmenduri’.

Abdixhiku, potencoi se në ‘Kosovën e popullistëve puna krijon kundërshtarë’.

“Një çmenduri që të lë pa fjalë. Rruga A po ecte në ritëm të mbarë. Punë e palodhshme, në kohë rekord e në afat. Një lagje e re për Prishtinën, një komunitet i ri në bërje”, shkroi Abdixhiku.

“Por ja që në Kosovën e popullistëve puna krijon kundërshtarë. Sot, një gjykatëse vendosi ta ndalojë atë. Ta ndalojë punën e ndërtimit të rrugës ‘Jim Xhema’ në gjysmë të saj. Gjykatësja, del të jetë motra e deputetes në pushtet”.

“Dhjetra mijëra banorë pa kolektor e në kundërmim, një kryeqytet pa projektin më të madh kapital. Këta janë përplot mllef e urrejtje; dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët e vet. Punë s’bëjnë vet por punën e tjetrit se durojnë dot”.

“Prishtina dhe qytetarët e kryeqytetit, le ta shohin këtë çmenduri. Fillimisht me bllokim buxheti deri në gusht; tani me bllokim projekti me kapje e familjarë”.

“Nuk do t’i lejojmë. Rruga e Re dhe Rruga A nuk ndalen. Prishtina dhe Kosova do të bëhen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat