Lirimi me dorëzani, ministrja Haxhiu tregon nga kush i mori paratë Pantiq

Aktuale

Lirimi me dorëzani, ministrja Haxhiu tregon nga kush i mori paratë Pantiq

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 06:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lirimi i Dejan Pantiqit është vendim i papranueshëm, dhe se gjyqtarët duhet ta dinë se Kosova vazhdimisht rrezikohet nga terroristë e kriminelë serbë.

Ajo në emisionin DPT te Fidani ka thënë se ato 30 mijë euro që i ka dhënë Pantiqi për lirim me dorëzani i ka marrë direkt nga presidenti serb Vuçiq.

“Nuk e di a janë ata gjyqtarë duke jetu në Kosovë? A janë duke i pa zhvillimet në Republikën e Kosovës? A janë ka e dinë që këta janë terroristë dhe kriminelë që udhëhiqen nga Beogradi, nga Vuçiqi, që vranë policing Afrim Bunjaku? A janë duke e ditur që Kosova në vazhdimësi rrezikohet nga terroristët e tillë dhe që me vendimet e tyre ata po i inkurajojnë terroristët, do duhej të ishte e kundërta”, tha ajo.

“Ku i marrin këta njerëz paratë? Këto nuk janë paratë e tyre. Këto janë para që vinë direkt nga Vuçiqi, nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe veprat e tilla të rënda. Ndaj po them se këto veprime janë të papranueshme.”

Tutje, Haxhiu ka shtuar se veprime të tilla nuk nënkuptojnë drejtësi.

“Po thonë, mos fol se po ndërhyn në drejtësi. Në çfarë drejtësie? Në cilën drejtësi? Kjo që t’i liron terroristët? Kjo që t’i liron kërcënuesit e policisë, KFOR-it, mediave? Kjo që t’i sulmon institucionet që s’të lënë me mbajtë zgjedhje?”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat