Vizita e “pesëshes së madhe” në Kosovë e Serbi – Haradinaj: Ja çka do të kërkohet

Aktuale

Vizita e “pesëshes së madhe” në Kosovë e Serbi – Haradinaj: Ja çka do të kërkohet

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 06:14
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folu rreth vizitës së “pesëshes së madhe” në Kosovë e Serbi, ku sipas tij do të jepet një prespektivë kohore.

“Ata do të kërkojnë implementim, mbajtje fjalësh. Do të japin prespektivë kohore, do t’ia sqarojnë edhe Prishtinës edhe Beogradit pjesën e vet detyrave, por Serbisë kërcënimin që ta ndalin deestabilizimin”, tha Haradinaj.

Haradinaj tutje ka folur edhe për presidenten Osmani dhe takimin e fundit që kanë pasur, teksa e quan humbëse të kohës për Kosovën.

“Biseda me Osmanin ka qenë e kujdesshme, duhet që të takohemi në këto situata të ndjeshme. Presidentja i ka humb shumë kohë Kosovës, këto iniciativa që po i merr tash është dasht t’i merr para dy vjete”, tha Haradinaj.

“Gjithë ky proces është mashtrim dhe pasojat janë të mëdha për Kosovën. Dialog nuk ka më, dialog është kryer. Dialogu ka përfunduar sepse Kosova e ka pranuar planin franko-gjerman, ka pranuar edhe udhërrëfyesin e Ohrit. Lufta që është ka ndodhë tani, është për detyrat e palëve”, shtoi ai.

Haradinaj përsëriti se Kosova është e ndëshkuar për moszbatim të marrëveshjeve dhe sipas tij, Serbia po falet për këtë.

“Ajo për çka Bashkësia Ndërkombëtare po e fajëson Kosovën është që nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për zbatim të planit, për atë që kanë rëndë dakord. Pra, për moszbatim jemi të ndëshkuar dhe për shkak të kësaj po falet Serbia”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat