Sekretarja franceze për çështje Evropiane: Është e rëndësishme që Kosova të riangazhohet në dialog

Aktuale

Sekretarja franceze për çështje Evropiane: Është e rëndësishme që Kosova të riangazhohet në dialog

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 14:35
Sekretarja e shtetit francez për Evropë, Laurence Boone

Sekretarja e shtetit francez për Evropë, Laurence Boone, ka shkruar lidhur me takimin që ka pasur me numrin dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi në Paris, shkruan Express.

Boone ka thënë se në këtë takim ka shprehur dënimin e sulmit të 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës duke e cilësuar sulmin si të papranueshëm.

Gjithashtu ajo në takim ka theksuar rëndësinë që Kosova të ri-angazhohet në dialog me Serbinë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me synim normalizimin e raporteve.

“Me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Dënim i sulmit të papranueshëm të 24/09 kundër policisë së Kosovës. Është e rëndësishme që Kosova të riangazhohet në dialog me Serbinë, të lehtësuar nga BE, me synim normalizimin e marrëdhënieve të tyre” , ka shkruar Sekretarja franceze për Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat