Halil Geci i reagon Kastratit, e quan bashkëpunëtorë të SHIK-ut – ka një paralajmërim për të, përgatitu për drejtësi

Aktuale

Halil Geci i reagon Kastratit, e quan bashkëpunëtorë të SHIK-ut – ka një paralajmërim për të, përgatitu për drejtësi

Nga: N. Sh. Më: 23 tetor 2023 Në ora: 16:30
Vëllezërit Geci

Veprimtari i LDK-së dhe vëllai i madh i vëllezërve Geci nga Llausha, Halili, ka reaguar ndaj gazetarit Rexhep Kastrati, i cili po vazhdon të shkruaj kundër familjes Geci.

Halil Geci, në një shkrim të gjatë dërguar gazetës “Bota sot”, tregojnë pse nuk janë marrë më herët me Kastratin, edhe pse ky i fundit në vazhdimësi shkruan kundër tyre.

“Urdhërdhënësit e vrasjes së shokëve tanë dhe plagosjes së vëllezërve të mi, janë “Mjeshtrit e Komunikatës nr 59” e lëshuar nga vetë Polari i Brojës, kundër vëllait tonë - Ganiut , po edhe të mbarë familjes sonë. Për këte komunikatë për të cilen ka kërkuar falje publike jarani i Rexhepit Hashimi ku thotë: se kjo komunikatë u lëshuar nga banhofet e perëndimit. Këtë rrenë të Hashimit i’a ka demantua Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ku thotë se Komunikatën e ka shkruar pikë për pikë, e germë për germë Hashim Thaçi, kurse Jakup Krasniqi thotë: asnjë komunikatë nuk është lëshuar nga banhofet, të gjitha janë lëshuar brenda Kosovës. Kurse rrenci Kastrati mundohet me çua pluhur rreth një të vërtetë të pa kontestushme”, thotë Geci.

“O argati i djalit ekspertizën e kanë bërë KFORI së bashku me policinë e urdhërdhënsve të asaj kohe, e që fatbardhësisht nuk kanë mundur t’i zhdukin provat dhe ekspertizat. Prejardhjen e pasurisë tonë e di një botë e tërë! Janë gjallë ata që i kemi huazuar paratë. Të gjithve huamarrsëve ua kemi kthyer parat cent me cent. Dyshimet dhe mjegullën që lëshon SHIK-u me zagarin e tij Kastratin rreth vrasjeve të shokëve tonë janë intriga të përpiluara nga vet Kastrati si argat i tyre. Këtë e ka vërtetuar gjykata me prova dhe ekzaminime, të  bëra nga KFORI dhe nga policia e Kosovës, edhe pse shumë nga provat janë përpjekur që t’i zhdukin, por nuk ia kanë arritur dot, ngase atëherë ishte KFOR-i”, thotë Geci.

Sipas tij, me një foto të shkrepur në odën e Gecve, Kastrati po përpiqet të jep argumente të rreme.

“Ka me qindra e mijëra njerëz që kanë ardhur në kullën time vetëm sa për të bërë foto, por nuk e përjashtoj mundesinë  të ketë ardhur edhe ndonjë spiun si puna jote që të marrin informata, por ja se, informata të l... kanë marrë, ashtu siç i ke marrë edhe ti”.

Ai tutje shprehet se, nuk është hera e parë që Kastrati nga Hoqa e Vogël i dalur në Prizren merret me ne  - me vëllezërit Geci, duke na etiketuar pa as më të voglën arsye.

“Arsyeja pse nuk jemi marrë me këtë është kjo: Unë dhe familja ime jemi marrë me të zotin e zagarit, e kur ta kryejmë punën, zagari le të përgatitet të përgjigjet fort para gjykatës për rrenat dhe shpifjet që i bën në vazhdimësi  për mua dhe familjen time. Ky ka punuar në gazetën “Bota Sot” dhe kur e ka kuptuar redaksia dhe pronari Mazreku që ky është njeri i shërbimit, e kanë larguar. Nga ai moment ky ka menduar që ne Gecët e kemi larguar dhe ka filluar fushatën e gënjeshtrave kundër neve si vëllezër, si dhe kundër pronarit të “Bota sot”dhe redaksisë së gazetës. Ky Rexhepi është dhëndër i Drenicës i fshatit Polac. Vëllezërit e gruas së tij ishin UÇK të fortë, krah i Hashimit dhe flitet se e kanë rrahur si qenin për arsye se ai i di, prej kur u rrah dhe e kanë disiplinuar, po qebesa edhe në qengj palarosh e kanë shndërruar.  Me sa e di unë, edhe gruaja i ka ikur. Ajo ishte një “gazetare e mire, e urtë dhe besnike” dhe rrahja e ka bërë kundërshtar të  të neve Shtatë Vëllezërve dhe“Botës Sot. Ky dështak i jetës dhe i gazetarisë ka mbetur rrugëve dhe sot shpifë pa asnjë arsye të vetme, i shtrënguar nga SHIK-u që të na shajë, dhe hiçet para tyre, kinse ka thënë diçka”, shton ai.

Geci thekson se Kastrati ka pohuar se pas vrasjes së gazetarit Bekim Kastrati, Gecët janë bë milionerë.

Image
Hashim Thaçi dhe Rexhep Kastrati

“Heej, o gabel! Prejardhjen e pasurisë sonë e di një botë e tërë! Janë gjallë ata që  i kemi huazuar paratë si dhe që na kanë mundësuar të hamë bukë. Të gjithëve huamarrsve ua kemi kthyar parat cent me cent, ndërsa ky përpiqet të na njollosë e të hedhë dyshime mbi ne! Urdhërdhënësit e vrasjes së shokëve tanë dhe plagosjes së vëllezërve të mi, janë “Mjeshtrit e Komunikatës nr 59” e lëshuar nga vetë Polari i Brojës, kundër vëllait tonë - Ganiut , po edhe të mbarë familjes sonë. Ky Rexhepi vrasjen e shokëve tanë dhe plagosjen e vëlla Ganiu, e përshkruan kështu: “Në natën e 19 tetorit 2001, është vrarë në vend me një plumb Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku ka vdekur në spital nga plagët e shkaktuara në vendin e krimit! Gani Geci, gjoja është plagosur, e Shani Geci nuk ka pësuar gjë”! Kjo i bie që atë natë cak kanë qenë Bekim Kastrati e Besim Dajaku e jo Gani Geci, e jo se jo Shani Geci! Ky mundohet të bëjë mjegull në pikën e diellit. O hajvan, drita e diellit e ka shpërnda mjegullën tënde dhe të  SHIK-ut”, shton tutje Geci.

Ai pohon se, ekspertizën e kanë bërë KFOR-i së bashku me policinë e asaj kohe e që fatbardhësisht nuk kanë mundur t’i zhdukin provat dhe ekspertizat.

“Në makinën e vëllait tonë janë vrarë dy shokët tanë dhe është plagosur edhe vëllai ynë Ganiu. Nga frika se po e vrasin, Ganiun në QKUK e ka marrë KFOR-i amerikan dhe e ka shëruar në Bonstill. Të gjitha ekspertizat janë në gjykatë ku është vërtetuar se vrasja ka qenë politike dhe nuk doli ajo çfarë thoshte polari se kjo vrasje ishte mosmarrëveshje familjare. Unë nuk të arsyetohem ty, por ta demantoj gënjeshtrën e paskrupullt të një Shikisti i cili s’ka gjë në ty dhe shërbimit që ti punon…! Kurse ti o zagar, hedh dyshime pa as edhe më të voglin argument. Shyqyr që të njohin familjarët e shokëve tanë dhe u vërtetua se ti ke qenë edhe je pjesë Shërbimit të SHIK-ut  dhe UDB-s dhe pikërisht e mu për këtë, ke mbetur si m... pa familje dhe pa shoqëri!”, përfundon Geci. Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat