U mbajtë mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës

Aktuale

U mbajtë mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 21:06
Mbledhja e qeverise/ Arkiv

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike.

Në këtë mbledhje ka shqyrtuar dhe miratuar:

Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe

Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë  e njëqindepesëdhjetë euro) për ndërmarrjen publike TREPÇA Sh. A..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat