Haradinaj: Hungaria ka dhënë kontribut të madh për Kosovën

Aktuale

Haradinaj: Hungaria ka dhënë kontribut të madh për Kosovën

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 21:53
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festimin e Ditës Nacionale të Hungarisë.

Haradinaj ka falënderuar ambasadorin dhe popullin hungarez për mbështetjen e dhënë për Kosovën.

“Në festimin e Ditës Nacionale të Hungarisë, i ftuar nga Ambasadori z. Béla Boszik, kisha nderin që në këtë moment të rëndësishëm për shtetin tonë mik, të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese.

Gjithë popullit hungarez, urime Dita Nacionale!”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat