Szunyog në Akademinë e Kosovës për Drejtësi: Janë të etur për ta mbështetur rendin dhe ligjin

Aktuale

Szunyog në Akademinë e Kosovës për Drejtësi: Janë të etur për ta mbështetur rendin dhe ligjin

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 15:17
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka qëndruar për vizitë në Akademinë e Kosovës për Drejtësi.

Ai ka thënë se kjo ka qenë një mundësi e mirë për të takuar gjeneratën e re të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Mora përshtypje të fortë se ata janë të etur për t’i dhënë mbështetje rendit dhe ligjit me pozitat e tyre të reja. U dëshiroj sukses në përgjegjësitë e tyre të reja”, ka shkruar Szunyog.

“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të siguruar një sistem drejtësie që mirëfunksionon dhe thërrasim autoritetet e Kosovës që të angazhohen për të gjithashtu”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat