Dogana parandalon kontrabandim të produkteve kozmetike në pikë kufitare në Jarinjë

Aktuale

Dogana parandalon kontrabandim të produkteve kozmetike në pikë kufitare në Jarinjë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 16:25
Mallrat

Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e disa produkteve kozmetike, në vlerë 850 euro.

Sipas doganës malli është kapur në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, të cilat janë gjetur tek dy pasagjerë në një autobus të linjës Beograd – Mitrovicë, pas një kontrolli të rregullt.

“Pas një kontrolli të detajuar të bagazhit dhe udhëtarëve, tek dy udhëtar është hasur në një sasi malli të pa deklaruar, i cili është identifikuar si produktet kozmetike.

Ky mall është zbuluar gjatë kontrollit trupor të udhëtarit si dhe në bagazhe. Mallrat janë konfiskuar derisa ka filluar procedura e kundërvajtës. Vlera e mallrave të konfiskuara është mbi 850 euro”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat