“Përse ke shtënë me revole kur Ganiu ka hyrë në pusi?”, Halil Geci i përgjigjet Kastratit - tregon si i zbuluan atentatorët e vrasjeve

Aktuale

“Përse ke shtënë me revole kur Ganiu ka hyrë në pusi?”, Halil Geci i përgjigjet Kastratit - tregon si i zbuluan atentatorët e vrasjeve

Nga: N. Sh. Më: 24 tetor 2023 Në ora: 20:11
Halil Geci, Hashim Thaçi dhe Rexhep Kastrati

Vëllai i shtatë vëllezërve Geci nga Llausha e Skenderajt, Halili ka reaguar përsëri ndaj Rexhep Kastratit, për akuzat e këtij të fundit në drejtim të familjes Geci në lidhje me vrasjen e gazetarit të gazetës kombëtare “Bota sot”, Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut.

Geci në një shkrim të gjatë dërguar gazetës “Bota sot”, thotë se akzuat e Kastratit janë rrena dhe trillime.

Geci në reagimin e tij tregon se si i zbuluan vrasësit.

Reagimi i plotë:

ZAGARI I SHIK-UT DHE I POLARIT REXHEP KASTRATI MONTOJNË DHE TRILLOJNË SI GJITHMONË RRENA DHE TRADHTI

Në këtë portal me emrin “Epilogu” zagari i SHIK-ut, Kastrati thotë:

“E di mirë Halil Geci dhe duhet të kenë kurajo ta thonë të vërtetën për vrasjen e Bekim Kastratit dhe të Besim Dajakut. Ai në odën e tij të thjeshtë e pa salltanate, më pati thënë: “E dimë kush na ka vrarë, po nuk të tregojmë”!

Më erdhi rëndë, sepse Bekimin unë e kisha çuar tek ata, se sa për familjen e tij, këmba e tij nuk do të shkelte tek ata! Këtë ia thashë atë ditë Halilit, ashtu siç i thashë se nëse do të vritet dikush në emër të vrasjes së Bekimit dhe të Besimit, gishtin do ta drejtoj kah ju!”

Këto janë rrenat e Rexhep Zagarit!

Ky rrenc e faqezi flet aq shumë të pavërteta e pa argumente duke u munduar që të hedhë dyshime dhe mjegull mbi vrasjet e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut!

I them zagarit të Polarit se as që kemi pasur bisedë rreth vrasjeve,  o zagar, në odën tonë të pati sjellë Bekimi ty, e jo ti Bekimin! Ti nga Hoqa e Vogël nuk ke lidhje me historikun e Llaushës dhe të Polluzhës. Arsyeja pse nuk e di, është se as ti dhe as familja jote s’keni qenë, po edhe nuk jeni të nivelit për t’ju njohur dikush.

O Rexhep Zagari! Me familjen Kastrati të Shaban Polluzhës na ka lidhur besa, burrëria, miqësia! Organizimi i luftës së Shaban Polluzhës  ka ndodhur në kullën tonë - të Miftar e Halil Bajraktarit. 

Ti dhe familja juaj, në atë kohë, po edhe në këte kohë, keni shitur rruaza me gabelka nëpër tregje, prandaj ti je një shërbëtor i SHIK-ut dhe i UDB-së. Mu për këtë të kanë larguar nga redaksia, vetë pronari Mazreku. Sa për informim, për ju lexuesit e mi, që nga dita e vrasjes së shokëve tanë, derisa e kemi zbuluar vrasjen, me këpucë mbathur kemi fjetur, me pak gjumë në sy.

Na vranë të pabesët e vijës së Rexhep zagarit. U kthyen dy nuse të reja në gjini, aq sa mërziteshin familjet, dyfishi i mërzisë binte mbi ne, ngase na i vranë shokët në makinën tonë, në dorën tonë.

Pavarësisht KFOR-it dhe policisë, ne si vëllezër kemi gjurmuar dhe s’kemi lënë vend as gur pa e lëvizur, derisa e kemi zbuluar të vërtetën.

Dhe e vërteta është ajo të cilën e ka vërtetuar gjykata me prova dhe ekzaminime, të bëra nga KFOR-i dhe nga policia e Kosovës, edhe pse shumë nga provat janë përpjekur që t’i zhdukin, por nuk ia kanë arritur dot, ngase atëherë ishte KFOR -i.

Derisa vëllai ynë Ganiu ishte në Bonstill për shërim, ne brenda pak  ditësh i kemi zbuluar atentatorët e vrasjeve dhe urdhërdhënësit.

Kemi filluar nga pompa e benzinës, e pronarit Rizvan Shaqirit, aty ku nipi i Jakup Krasniqit nga Korrotica e Epërme pinte kafe dhe e priste ardhjen e Ganiut. Me marrëveshje të Shërbimit e SHIK -ut, e përcjellin Ganiun nga Prishtina dhe kur hyn në pusinë e parë, ai nga pompa e benzinës me të shtëna nga pistoleta, e lajmëron pusinë e parë se hyri Ganiu.

Nga këtu i kemi nisur hetimet ne si familje, e kemi marrë pronarin e pompës së benzinës, Rizvan Shaqirin dhe e kemi pyetur se kush ka shtënë me pistoletë nga pompa e tij.

Punëtori i Rizvan Shaqirit i cili punonte si shitës në pompë, është nga fshati Izbicë dhe po ai na rrëfeu pikë për pikë se ai që ka shtënë me pistoletë, është nga Korrotica e Drenasit, i kanë shtëpitë te “Kroi i mbretit”, rrugës nga Peja në Prishtinë, më saktësisht, në anën e djathtë të rrugës. Këtë e komfirmoi edhe pronari i pompës, Rizvan Shaqiri.

E detyrojmë Rizvanin që të na tregojë dhe përmes tij, djemtë tanë kanë shkuar natën në Korroticë, bashkë me pronarin e pompës, Rizvan Shaqiri, e kanë sjellë  në Llaushë në orën 12 të mesnatës. Ai ishte nipi i Jakup Krasniqit.

Pyetja ime e parë: “Kush je ti dhe i kujt je? Nëse tregon drejt, nuk guxon njeri të të prekë me dorë”!

Po edhe ai ishte burrë i sinqertë dhe filloi të tregonte të gjitha me radhë dhe se ishte nipi i Jakup Krasniqit, pa e pyetur ne fare për këtë gjë na tregoj!

2 Pyetja e dytë; Çfarë të lidh ty me Skënderajin dhe pse ke ardhur në Skënderaj”?

Ai na i rrëfeu të gjitha në detaje.

3. Pyetja e tretë: “Përse ke shtënë me revole kur Ganiu ka hyrë në pusi?”

“O pasha Kur’anin, vetëm ashtu kot më erdhi!  Dhe nuk e di as vetë pse dhe si”, – u përgjegj ai.

4. Pyetja e katërt: “Çka e ke Jakup Krasniqin?”

- Dajë! - më tha.

 Papritmas vjen një djalë që bënte roje e më tha:

-  O baci Lil, erdhi  KFOR-i në derë!

KFOR -in e kishte lajmëruar babai i tij dhe  bashkë me KFOR -in, kishte ardhur edhe vetë plaku.

KFOR-i hyri brenda në odën time dhe të parën fjalë e pyesin se a e kemi maltretuar, dhe nipi i Kupësi e mohoi këtë. Ne na pyetën se pse i kemi marrë , unë u tregova se po na intereson rasti i vrasjeve.

U tregova gjithashtu se ai vetë na tregoi që kishte shtënë me armë zjarri kur Ganiu ra në pusi.

Në fund, edhe pse na morën KFOR-i, ne mësuam shumë nga ai.

Pas pak ditësh, nipat e Kupës ikin nga Kosova. Ne si familje kemi vazhduar hetimet.

Të nesërmen herët, kemi filluar me angazhim maksimal duke hetuar gjurmëve të reja, jemi nisur nga vendi i ngjarjes, nga ku kanë shtënë me armë kriminelët dhe prej nga janë larguar. I gjetëm gjurmët e tyre, shtegun (gardhin) prej nga kishin kërcyer, karikatorin e thatë që u kishte rënë gjatë tërheqjes së tyre. 

Hymë në oborrin e një fqinji dhe i thamë atij se vrasësit kishin shkuar deri te oborri i tij. I thamë se njëri nga ata kishte biseduar me të dhe i thamë:

- Nëse nuk i nxjerr vrasësit nga oborri i yt, dije mirë se je borxhli!

Ai e tregoi realitetin, e mësuam emrin dhe pastaj vazhduan gjurmimet. Edhe pse ishum të lodhur dhe pa gjumë, vazhduam gjurmimet shtëpi për shtëpi, andej nga ishin parë lëvizjet e tyre para se të ndodhte vrasja. Pastaj e gjetëm vendin ku kanë ndenjur dhe kush i ka mbajtur me javë të tëra me ushqim,duke  pritur momentin që të na vrasin. Shumë nga fshatarët lajmëroheshin vetë.

Trokasim edhe në atë derën e pronarit që i kishte mbajtur aty gjatë. Aty mësuam se ata, edhe para ngjarjes, kanë ndenjur  aty edhe pas ngjarjes, janë kthyer që të përshëndeten dhe me ndihmën e të tjerëve, kanë depërtuar po atë natë në Drenas. Atje pastaj e kanë festuar vrasjen deri në mëngjes.

Për ne tashmë, gjithçka ishte e qartë!

Pasi e kuptuam se kush ishin vrasësit, urdhërdhënësi dihej se ishte komunikata nr.59 e Shtabit të Përgjithshëm, ku Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi tregojnë më hapur në medie dhe sot sërish po e komfirmojnë në gjyqin e Hagës se komunikatën pikë per pikë e ka shkruar Hashim Thaçi, kurse zagari i Hashimit, Rexhep Kastrati hedh dyshime edhe ndaj kësaj komunikate.

Vazhdojmë me kronologjin e ngjarjes…

I kam  bashkuar djemtë (vëllezërit e mi) dhe kemi vendosur që të mos flisnim as edhe një fjalë të vetme, ngase në ate kohë urdhërdhënësit dhe kriminelët, quheshin heronj.

Kurse sot, po të njëjtit, si vrasësit, ashtu edhe urdhërdhënësit, njihen si kriminelë e tradhtarë.

Në atë kohë spiuni i SHIK-ut, Rexhep Kastrati, vinte te ne si gazetar.  Ai ka tentuar të merrte informata nga ne, por atëherë si edhe sot, të gjithë e kanë të vështirë të hyjnë në këtë mes ku i vjen era barot.

Prandaj zagari  thotë: “E di Halil Geci, se kush e ka vrarë Bekimin dhe Besimin!” Po o zagar! Kur të bëhesh ti që të marrësh informata nga unë, atëherë dije se unë jam i vdekur.

Me këtë foto, zagari i UDB-ës dhe i SHIK-ut, përpiqet që të japë  argumente të rreme.

O zagar! Ka me qindra e mijëra njerëz që kanë ardhur në kullën time vetëm sa për të bërë foto, por nuk e përjashtoj mundësinë të ketë ardhur edhe ndonjë si puna jote që të marrin informata o zagar, por ja se, informata të leshit kanë marrë, ashtu siç i ke marrë edhe ti o zagar….!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat