Të zhdukurit me forcë, temë e diskutimit mes Haxhiut e Gashit të KNKK-së

Aktuale

Të zhdukurit me forcë, temë e diskutimit mes Haxhiut e Gashit të KNKK-së

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 20:10
Foto nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashin.

Haxhiu e Gashi folën për intensifikimin e punës në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ministrja e Drejtësisë shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin me Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe ndihmën e dhënë për ngritjen e kapaciteteve të Institutit të Mjekësisë Ligjore”.

“Gjatë takimit përfaqësuesit e KNKK këmbyen informata për çështjen e personave të zhdukur me forcë.  Temë e diskutimit ishte gjithashtu intensifikimi i punës në sigurimin e qasjes në arkiva, ku u theksua nevoja e sigurimit të informatave dhe qasjes në arkivat jashtë Kosovës”, shkroi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat