“Kombi mbi fenë” / Latifi përplaset me Klinakun: Juve ju ka mbështetë Tita e Krali

Aktuale

“Kombi mbi fenë” / Latifi përplaset me Klinakun: Juve ju ka mbështetë Tita e Krali

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:25
Pamje nga debati

Në Pressing të T7 po diskutohet për lëvizjen “braktisja vullnetare e fesë Islame”.

Gjatë emisionit ka pasur debat në mes profesorit universitar, Blerim Latifi dhe Abdullah Klinakut nga ”Demokracia Konservatore”.

Klinaku ka thënë se lëvizja në fjalë është në kundërshtim me rilindjen kombëtare shqiptare, pasi i prish ekuilibrat.

Por Latifi i tha Klinakut se ”duhet t’iu falënderohen diktatorit jugosllav Tito për krijimin e bashkësisë islame të Kosovës.

”Tito iu ka bë një shërbim të madh, e ka themelu Bashkësinë Islame të Kosovës në vitin 1951, Tito ju ka përkrah masivisht. Tito ju ka përkrah institucionalisht. Mos i hini në hak Titos e as Kralit, në vitin 1919 ia ka themelu medresen”, ka thënë Latifi.

Më pas erdhi përgjigja e Klinakut, duke thënë se nuk ka pasur asnjë ateist në rilindjen kombëtare shqiptare.

”Rilindasit e mëdhenj asnjë nuk e ka mohuar identitetin, cili rilindas ka qenë ateist. Ata e kanë kriju identitetin kombëtar dhe identitetin”, ka thënë Klinaku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat