Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes së ushtarit italian që vdiq në aksidentin e mbrëmshëm

Aktuale

Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes së ushtarit italian që vdiq në aksidentin e mbrëmshëm

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 09:56
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovbës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovbës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vdekjen e ushtarit të KFOR-it mbrëmë në një aksident në Leshan të Pejës.

Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së ushtarit italian dhe KFOR-it në Kosovës.

Ndërsa, ushtarit të lënduar i ka uruar shërim të shpejtë.

“I pikëlluar nga rasti i djeshëm tragjik ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it dhe një tjetër mbeti i lënduar”, ka shkruar kreu i AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat